LAJMI I FUNDIT:

Rrugët në Kosovë të kalueshme, vështirësi në zonat malore

Rrugët në Kosovë të kalueshme, vështirësi në zonat malore

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka kërkuar nga kompanitë e kontraktuara që të vazhdojnë me mirëmbajtjen e rrugëve dhe të përmbushin obligimet e tyre konform obligimeve të parapara në kontrata.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite inspektuese në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, duke vazhduar deri në Shalë të Bajgorës.

Lekaj u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të jenë të pajisur me pajisje dimërore, ndërsa u zotua se dikasteri që ai drejton do të vazhdojë të jetë në gatishmëri për të mbajtur rrugët të hapura nga bora dhe të sigurta për qarkullim në të gjitha rajonet e vendit.

Ekipe të tëra nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit dhe kompanitë e kontraktura për mirëmbajtje rrugore, janë duke kujdestaruar 24-orë pandërprerë në të gjitha rajonet dhe rrugët e vendit që janë në përgjegjësi të MIT.

Rrugët në mbarë vendin janë të kalueshme me vështirësi në disa nga zonat malore, ku reshjet e borës janë më të theksuara. /Telegrafi/