LAJMI I FUNDIT:

Rrugët janë të kalueshme

Rrugët janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës (MI) ka njoftuar se bazuar në të dhënat na terreni, të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale mbeten të kalueshme.

Sipas MI-së, mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve në zonat malore po mundëson një qarkullim të lehtësuar.


“Rëndësi e veçantë i është kushtuar rrugëve rreth qendrave të turizmit dimëror. Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ekipet mbështetëse të MI-së janë duke monitoruar punën e kompanive të kontraktuara, duke qenë në koordinim të plotë. Ekipet e MI-së vazhdojnë të punojnë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ekipet lokale në disa komuna, në të cilat ka pasur reshje më të mëdha të borës”, thuhet në komunikatën e MI-së.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët e Kosovës që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacion duke respektuar ligjin./Telegrafi/