LAJMI I FUNDIT:

Rrugët e pasigurta të flirtimit…

Rrugët e pasigurta të flirtimit…

Reflektim nga psikologia Meri Dishnica.

Mendoj se e kanë fajin sytë, sytë flirtojnë gjithë kohës, sytë vërtiten dhe shohin rrotull, ngecin diku, përhumben…Thonë që sytë janë pasqyrë e shpirtit, epo me të drejtë ata seç marrin një shprehje të veçantë kur nga brenda je në qejf. Ka aq shumë mënyra për ti përdorur ata sidomos kur heq dorë nga vetëkontrolli.

Flirtimi mund të të çojë gjithkund ose askund, sepse fundja disa herë ia del e disa herë jo…


Ekspertët e përcaktojnë flirtimin si një sjellje të mjegullt, me potencial seksual apo romantik, të orientuar drejt një qëllimi të caktuar; që dmth ne flirtojmë me një qëllim.

Flirtimi konsiderohet thjesht si “provim i ujërave”, ndaj përderisa është vetëm provë dhe asgjë nuk është konkrete, qëllimi i vërtetë mbahet në errësirë. Por nëse prova, rezulton me sukses…! Flirtimi është një premtim për seks, por pa garanci të mëtejshme, thotë Milan Kundera. E pavarësisht “errësirës” ne mundemi ta njohim flirtimin (kur na ndodh ato 100 herë në ditë).

Flirtimi mund të jetë verbal, në formën e komplimenteve, ngacmimeve me të qeshur, shakave, mund të jetë një buzëqeshje, një shikim, gjuha e trupit dhe lëvizje të caktuara dhe sigurisht flirtimi mund të jetë nëpërmjet email-it, sms-ve, WhatsApp, Facebook, etj etj mënyra komunikimi teknologjik, mjafton që të ketë një nga ato ‘smiley-t’ ose mijërat fytyrat qesharake që mbartin (jo rastësisht) këto mjete komunikimi.

Çështja është të kuptosh se ku po të çon flirti, nëse është një flirtim i pranueshëm, nëse konsideron ndjenjat e “flirt marrësi”, nëse ka ‘feed back’, nëse po arrijnë të kuptohen, nëse po kuptohen drejt…

Nga sa thamë më lart, duket sikur jemi ekspertë flirtesh, po…por a jemi të sigurt nëse e kuptojmë dallimin kur një person po flirton apo thjesht po tregohet miqësor?! Kjo nuk është e thjeshtë të kuptohet, apo ndonjëherë refuzohet të kuptohet vetëm e vetëm sepse pasiguria që rrethon dhe e bën më argëtuese.

Mendoj se flirtimi nis pikërisht nga të qenit i sjellshëm, ajo është “ura” nga ku mund të fillojë nëse dikush do që të fillojë diçka, sepse në të kundërt nga do të fillonte tjetër…sigurisht që jo nga të qenit i pasjellshëm. Por që kurrsesi të jesh i sjellshëm nuk do të thotë se po flirton.

Por, a është OK të flirtosh?! Sigurisht që është Ok nëse je duke kërkuar një partner dhe sigurisht që është problem të flirtosh nëse je ndërkohë në një marrëdhënie (të sinqertë). Sigurisht që përbën problem nëse e konsideron flirtin si “sport”, apo më keq si instrument për të arritur diçka. Sigurisht që rekomandohet flirtimi me partnerin (tënd…)…

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori