LAJMI I FUNDIT:

Rrugët e papastruara në Pollog rrezikojnë fëmijët (Video)

Rrugët e papastruara në Pollog rrezikojnë fëmijët (Video)

Përveç vështirësive tjera, nxënësit e shkollave të Pollogut nga dita e hënë problem shtesë do të kenë edhe rrugët e papastruara. Autoritetet, duket se nuk kanë bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë të gjysmëvjetorit të dytë shkollorë. Në disa komuna të Pollogut, nuk janë pastruar as trotuaret dhe as rrugët kryesore. Për të arritur në shkollë nxënësit e Vrapçishtw do të duhet të kalojnë mbi acar dhe borë, njofton Alsat-M.

Banorët ankohen se edhe gjatë këtij dimri janë lënë pas dore. Sipas tyre politikanëve iu intereson vetëm vota dhe jo edhe mirëqenia e njerëzve.


Ndërmarrja publike komunale, nuk është pothuajse asnjëherë e hapur thonë banorët e Dobërdollit. E njëjta dikur ka pasur më se 20 të punësuar që janë kujdesur për rrugët, ujësjellësin kanalizimin dhe pastrimin e rrugë nga bora, por, viteve të fundit, shkaku i borxheve të mëdha, e njëjta ka mbetur vetëm me dy punëtor. Për shkak të neglizhencës nga autoritetet, banoret janë të detyruar me vetë iniciativë të pastrojnë trotuaret aq sa munden./Telegrafi.