LAJMI I FUNDIT:

Rruga në Kinë thjesht shpërtheu, kalimtarët e pafat “fluturonin” – raportohet për katër të lënduar

Rruga në Kinë thjesht shpërtheu, kalimtarët e pafat “fluturonin” – raportohet për katër të lënduar

Një rrugë në Kinë thjesht ka shpërthyer, ku kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur kalimtarët e rastit hidhen në “erë”.

Kamerat e sigurisë të instaluara nëpër shtylla elektrike në Wuhan në provincën kineze Hubei, kanë kapur momentin kur shpërtheu rruga, transmeton Telegrafi.


Edhe pse shkaku i shpërthimit nuk është konfirmuar, dyshohet se bëhet fjalë për rrjedhjeve gazi dhe instalim të dobët të gypave të tyre.

E nga ky shpërthim janë lënduar katër kalimtar rasti, kurse skenat duken të tmerrshme. /Telegrafi/