LAJMI I FUNDIT:

Rruga Mavrovë-Dibër nesër në ndërprerje

Rruga Mavrovë-Dibër nesër në ndërprerje

Komunikacioni në aksin rrugor R1202 Mavrovë-Dibër, në pjesën te Ura e Mullisit deri tek fshati Kosovrasti i Poshtëm, nesër prej orës 13 deri 17 do të jetë në ndërprerje në të dy akset, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga LAMM, ndërprerja është për shkak të realizimit të punëve ndërtimore në rrugë, respektivisht asfaltim./Telegrafi/