LAJMI I FUNDIT:

Rrokulliset një veturë në dalje të Prishtinës

Rrokulliset një veturë në dalje të Prishtinës
Foto: Arkiv

Një aksident trafiku ka ndodhur në dalje të Prishtinës, mbrëmjen e së mërkurës ku një veturë është rrokullisur.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të zyrave të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se bëhet fjalë për një vet aksident, ndërsa tha se nga ky vet aksident nuk ka persona të lënduar. /Telegrafi/