LAJMI I FUNDIT:

Rrolls-Royce Ghost i ri, veturë e krijuar për pasanikët e rinj (Video)

Rrolls-Royce Ghost i ri, veturë e krijuar për pasanikët e rinj (Video)

Prodhuesi britanik Rolls-Royce, është i njohur për krijimin e veturave, që janë më të pëlqyeshme për personat në moshë.

Por, me ndryshimet e bëra në kompani, është vendosur që të krijohen makina që pëlqehen më shumë nga të rinjtë pasi janë treg më i madh, transmeton Telegrafi.


Të ashtuquajturit milenialë, janë shënjestra e prodhuesit, që ka nxjerrë së fundmi në treg modelin Ghost Black Badge.

Kjo veturë nuk është e lirë, pasi kushton rreth 40 mijë euro, por veçanti e saj janë lehtësirat teknologjike, mundësitë e rehatisë dhe shumë elemente që pëlqehen prej të rinjve.

Më poshtë mund të shihni nga afër këtë Rolls-Royce luksoz, që ka të gjitha përfundimet e kryera me kujdes. /Telegrafi/