LAJMI I FUNDIT:

Rrogat e gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas Ligjit të Pagave (Dokument)

Rrogat e gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas Ligjit të Pagave (Dokument)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 2 shkurt kanë miratuar Ligjin për Pagat në sektorin publik, kurse Ligji ka hyrë në fuqi automatikisht pasi presidenti Hashim Thaçi nuk e ka kthyer për plotësime shtesë.

Ligji pritet të rregullojë pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit, ku koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1, ndërsa vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro.

Në bazë të Ligjit për Paga të cilin e ka siguruar Telegrafi, ndryshime në paga ka pasur edhe në gjyqësor.

Në kuadër të tyre, pagën më të lartë pritet ta ketë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, i cili në bazë të koeficientit 9, ai do të paguhet 2,151 euro, ndërsa zëvendësi i tij do të paguhet sipas koeficientit 8.5 apo 2,031.5 euro.

Kryetari i Gjykatës Supreme, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, kryesuesi i Këshillit Prokurorial, kryeprokurori i Shtetit, kryetari i Dhomës së Posaçme dhe gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese do të paguhen sipas koeficientit 8 apo 1,912 euro secili.

Këto do të jenë rrogat e zyrtarëve të lartë shtetërorë me Ligjin e Pagave
Lexo po ashtu Këto do të jenë rrogat e zyrtarëve të lartë shtetërorë me Ligjin e Pagave

Sipas Ligjit, zëvendësprokurori i Shtetit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, gjyqtari i Gjykatës Supreme dhe do të paguhet me koeficientin 7.75 apo 1,852.25 euro, kurse prokurori në Prokurorinë Speciale/Shtetit do të paguhet 1,792.5 euro.

Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial/Gjyqësor, kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit dhe kryetari i Gjykatës së Apelit do të paguhet me pagën prej 1,673 euro.

Ligji i Pagave parasheh ndryshime edhe në pagat e kryetarit të Gjykatës Themelore, kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore, gjyqtarit të Gjykatës së Apelit dhe prokurorit në Prokurorinë e Apelit, të cilët pritet të paguhen sipas koeficientit 6.75 apo 1,613.25 euro, ndërsa prokurori i Prokurorisë Themelore për Krime të Rënda dhe gjyqtari i Gjykatës Themelore për Krime të Rënda do paguhen nga 1,589.35 euro secili.

Ligji për Pagat, këto do të jenë pagat e të punësuarve në shtet sipas 69 niveleve të koeficienteve (Dokument)
Lexo po ashtu Ligji për Pagat, këto do të jenë pagat e të punësuarve në shtet sipas 69 niveleve të koeficienteve (Dokument)

Pagë prej 1469.85 euro do të ketë gjyqtari i mbikëqyrës në Degën e Gjykatës Themelore, pasuar nga prokurori i Prokurorisë Themelore dhe gjyqtari i Gjykatës Themelore që do të paguhen sipas koeficientit 5.5 apo 1314.5 euro, ndërsa pagë më të ulët në nivel të tyre do ta ketë gjyqtari për Kundërvajtje që do të paguhet 1,195 euro.

Instituti GAP krahason pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vendet e rajonit [Infografikë]
Lexo po ashtu Instituti GAP krahason pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vendet e rajonit [Infografikë]

Sipas një analizë të Institutit GAP, paga bruto e gjyqtarëve në fillim të karrierës krahasuar me vendet e rajonit është 15,774 euro, ku më së shumti paguhen në Slloveni me 32,628 euro. Paga bruto vjetore e gjyqëtarëve në Gjykatën Supreme krahasuar me vendet e rajonit është 22,227 euro, apo trefish më pak se në Slloveni që paguhen me 63,660 euro.

Po ashtu, sipas GAP, paga bruto vjetore e një prokurori nivel më të lartë krahasuar me vendet e rajonit është 21,510 euro, ndërsa në Slloveni këta paguhen 53,454 euro.

Sipas nenit 34, ky Ligj hyn në fuqi nëntë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori