LAJMI I FUNDIT:

Rrobat e rrudhura gjatë larjes mund t’i zgjeroni për afro pesë centimetra

Rrobat e rrudhura gjatë larjes mund t’i zgjeroni për afro pesë centimetra

Me siguri të gjithë së paku një herë në jetë, me mirëmbajtje të papërshtatshme, kemi “shkatërruar” xhemperin e preferuar

Temperatura e lartë dhe rrobalarësja e kanë zvogëluar për disa numra, andaj më parë do t’i përshtatej ndonjë kushërire disa vjet më të re, sesa juve.


Mirëpo, më nuk do të jeni e detyruar t’i falni xhemperët e shtrenjtë – kemi zbuluar një truk të thjeshtë, i cili do t’ia kthejë shkëlqimin e mëparshëm.

Thjesht dhe me sukses shpëtimi i modës do të mund të aplikohet në të gjitha pjesët e veshjeve, mirëpo edhe te ato të punuara nga materiali natyral, posaçërisht nga pambuku.

Ja disa veprime të thjeshta pas të cilave xhemperi juaj do të marrë formën e mëparshme, transmeton Telegrafi.

Ju nevojiten:

– një enë me ujë të vakët, pothuajse i ftohtë,
– zbutës i rrobave, ose si zëvendësim shampon bebesh apo regjenerator flokësh,
– peshqiri,
– gjilpëra me kokë,
– pllakë e madhe e rrafshët apo dërrasë.

Procedura:

1. Në enën me ujë qitni zbutësin dhe lageni xhemperin. Lëreni të qëndrojë rreth 30 minuta në mënyrë që të thithë ujin dhe të zbutet.

2. Xhemperin shtrijeni në peshqir të rrafshët dhe zgjerojeni. Peshqirin rrotullojeni bashkë me rrobën në mënyrë që të thithë ujin.

3. Xhemperin pastaj lehtë me dorë zgjerojeni deri në masën në të cilën dëshironi, shtrijeni në dërrasë dhe edhe një herë duke formësuar shtrëngojeni me gjilpëra për bazën.

4. Lëreni që të thahet dhe formën jepjani me hekur në temperaturë të përshtatshme.

Në këtë mënyrë xhemperi nga videoja është zgjeruar për plot 5 centimetra, në gjatësi gjithashtu ka fituar 5 centimetra, ndërkaq në mëngë një centimetër më shumë.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Shtatë fakte interesante rreth kafshëve

Shtatë fakte interesante rreth kafshëve

Stil
Meshkujt të cilët ju bëjnë këto pesë pyetje janë bindshëm më të mirët në seks

Meshkujt të cilët ju bëjnë këto pesë pyetje janë bindshëm më të mirët në seks

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori