LAJMI I FUNDIT:

Rrjeti i Shitësve me Pakicë sjell programet e trajnimeve për shitje me pakicë

Rrjeti i Shitësve me Pakicë sjell programet e trajnimeve për shitje me pakicë

Rrjeti i Shitësve me Pakicë (Kosovo Retail Association) pas suksesit në fazën e parë dhe në bashkëpunim me Federatën Kombëtare të Shitjes me Pakicë (National Retail Federation) me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sjellin për herë të dytë në Kosovë programet e trajnimeve për të punësuarit në sektorin e tregtisë, konkretisht shitjes me pakicë.

Projekti ka për qëllim avancimin e aftësive të menaxhereve të pikave (entry-level managers) dhe pjesëmarrësit në këto trajnime të ofruara nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë në Kosovë do të kenë për herë të parë mundësinë e pajisjes me certifikata të njohura ndërkombëtarisht dhe të specializojnë në fushën e:


1) shërbimit ndaj klientit dhe shitje, dhe
2) menaxhimin e biznesit të shitjes me pakicë

“Analiza e Hendekut të Aftësive në Industrinë e Shitjes me Pakicë” e punuar në nëntor të 2020  nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë me mbështetje të Agjencisë Zvicrane për Zhvillim dhe  Bashkëpunim (Swiss Agency for Development and Cooperation) përmes projektt Rritja e  Punësimit për të Rinjtë (Enhancing Youth’s Employment) tregon se katër nga pesë biznese kanë  vështirësi në gjetjen e stafit të kualifikuar, ndërsa kanë punësuar fuqi punëtore më pak të  kualifikuar për të mbuluar pozitat e lira.

Andaj,  nevojat për të zotëruar aftësitë mbi shërbimin ndaj klientit dhe shitjet, duke përfshirë të kuptuarit  e ciklit blerës të klientit, zhvillimin e strategjive efektive për të angazhuar klientët, vlerësimin e  nevojave të klientit dhe mbylljen e shitjeve krahas kuptimit të praktikave lidhur me tregtinë,  marketingun, funksionimin e dyqaneve, parandalimin e humbjeve dhe sigurinë në vendin e punës,  tashmë janë të domosdoshme për sektorin e tregtisë me pakicë.

Trajnimet për fazën e dytë të projektit planifikohet të fillojë nga data 8 nëntor ndërsa aplikimi mbetet I hapur deri me datën 3 nëntor. E preferueshme është që kandidatët të kenë njohuri të gjuhës angleze pasi që testimi në fund do të bëhet nga Federata Kombëtare e Shitjes me Pakicë (National Retail Federation), si dhe të kemi përfaqësim gjinor.

Artikull i sponzorizuar