LAJMI I FUNDIT:

Rrjeti i Shitësve me Pakicë: Bizneset po rrezikohen nga vonesat në zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale

Rrjeti i Shitësve me Pakicë: Bizneset po rrezikohen nga vonesat në zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale

Procedurat e tejzgjatura dhe vonesat në disbursimin e mjeteve nga Pako Emergjente Fiskale për biznese po rrezikojnë stabilitetin financiar dhe pamundësojnë rimëkëmbjen e kompanive të prekura nga COVID-19.

Rrjeti i Shitësve me Pakicë thotë se shpreh shqetësime lidhur me zbatimin e ngadalshëm të masave nga Pako Emergjente Fiskale që ndërlidhen me mbulimin e pagave të punonjësve dhe qirave për objekte.


“Rrjeti cilëson se këto ndihma të parapara përmes kësaj Pako janë esenciale për të punësuarit dhe bizneset andaj, vonesat në disbursimin e mjeteve po kanë efekte negative dhe po e bëjnë situatën të pamenaxhueshme. Mbështetja ndaj punonjësve në sektorë ku është ndërprerë aktiviteti si rezultat i masave kufizuese të ndërmarra, shtesat ndaj kolegëve në pika të shitjes të cilat janë ekspozuar ndaj virusit në baza ditore dhe mbulimi i një pjese të qirave si lehtësim për biznese, janë të domosdoshme për garantimin e mirëqenies së qytetarëve dhe mbarëvajtjen ekonomike”, thuhet në njoftim.

Bizneset kërkojnë që sa më herët t'ju ndahen mjetet e mbetura të Pakos Emergjente
Lexo po ashtu Bizneset kërkojnë që sa më herët t'ju ndahen mjetet e mbetura të Pakos Emergjente

Sipas tyre, vonesat në disbursimin e këtyre mjeteve po minimizojnë efektin e Pakos në ekonomi gjëra rrisin mosbesueshmërinë në institucione dhe pakënaqësinë e punonjësve.

Në këtë mënyrë, Rrjeti i Shitësve me Pakicë duke ripërsëritur nevojën e veprimit të shpejtë kërkon që institucionet përgjegjëse të intensifikojnë veprimet për zbatimin e plotë të Pakos Emergjente Fiskale në mënyrë që të mbështeten bizneset të cilat janë prekur nga COVID 19 dhe punonjësit e tyre, si dhe t’i hapet rrugë rimëkëmbjes ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori