LAJMI I FUNDIT:

Rrjeti prej 120 mijë bunkerëve të lidhur me qindra kilometra tunele, Finlanda dhe Suedia prej vitesh përgatiten për sulme potenciale

Rrjeti prej 120 mijë bunkerëve të lidhur me qindra kilometra tunele, Finlanda dhe Suedia prej vitesh përgatiten për sulme potenciale

Pas Luftës së Ftohte, rrjetet nëntokësore të bunkerëve në Evropë kanë filluar të shkatërrohen, por jo edhe në Skandinavi ku po ndërtohen të rinjtë.

Lufta e Ftohtë ka përfunduar, e qeveritë evropiane bunkerët më nuk i konsiderojnë si prioritet. Ata hodhën poshtë mundësinë e një sulmi bërthamorë dhe kështu u relaksuan paksa, transmeton Telegrafi.


Por në vitin 2014, Rusia u fut në Krime dhe kjo ishte një thirrje për t’u “zgjuar” dhe të aktivizohen shtetet e fuqishme evropiane. Madje zëdhënësi i shërbimit civil të Suedisë, Uve Brunstrom, tha se aty e kuptuan se kanë qenë naivë.

Në vitin 2014, Suedia u aktivizua shpejtë për të përgatitur dhe modernizuar rrjetin e saj nëntokësorë të bunkerëve. Sipas vlerësimeve të organeve kompetente, në këtë shtet skandinav aktualisht ekzistojnë 65 deri në 70 mijë bunkerë të gatshëm të akomodojnë 80 për qind të popullatës së Suedisë (rreth 10 milionë).

Finlanda dhe Suedia nesër do të dorëzojnë aplikimet e tyre për në NATO
Lexo po ashtu Finlanda dhe Suedia nesër do të dorëzojnë aplikimet e tyre për në NATO

Situatë e ngjashme është edhe në Finlandë, që ka një rrjet prej rreth 55 mijë bunkerë nëntokësorë që kanë kapacitete të mjaftueshme të strehojnë tërë popullatën (rreth 5.5 milionë).

Këto dy vende ditëve të fundit njoftuan se do t’i bashkohen NATO-s, pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë që mos ta bëjnë një gjë të tillë. Edhe pse presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se këto vende nuk kërcënohen nga askush, skandinavët mendojnë se megjithatë ekziston kërcënimi.

Derisa ekziston paqja, bunkerët shërbejnë si kinema, klube nate, kisha, muze dhe fusha sportive. Kur qeveria të jep urdhër, në një afat prej 72 orëve mund të shndërrohen në bunkerë.

E vendosur që në kohë të përgatitë dhe edukojë banorët, Suedia qysh në vitin 2018 nëpër adresat e shtëpive private të qytetarëve të saj u dërgoi dokumente prej 20 fletëve, me të cilat i këshillon se si duhet të veprojnë në rast se vie deri te shpërthimi i luftës – si duhet të përgatisin ushqimin, përdorin armët, të dallojnë lajmin e vërtetë nga ai i rremi…

Biden takohet nesër me liderët e Suedisë dhe Finlandës në Shtëpinë e Bardhë, do  të diskutojnë për aplikimin për anëtarësim në NATO
Lexo po ashtu Biden takohet nesër me liderët e Suedisë dhe Finlandës në Shtëpinë e Bardhë, do  të diskutojnë për aplikimin për anëtarësim në NATO

“Nëse vjen deri te kriza apo lufta, ato dokumente janë ideuar si edukim shtesë për qytetarë tonë. Suedia është me sigurtë sesa shumë shtete tjera – por gjithmonë ekziston mundësia për kërcënim dhe për këtë duhet të reagojmë. Nëse jeni të përgatitur, atëherë më lehtë veproni”, pati thënë për Guardian, zëdhënësi i qeverisë suedeze.

“Mbrojtja civile dhe mbrojtja në përgjithësi është pjesë e kulturës dhe solidaritetit tonë”, tha për Foreign Policy, Rosana Farobel, profesoreshë e specializuar për Luftën e Ftohtë pranë Universitetit danez në Arhus.

“Kemi traditë në përgatitje… Gjithmonë duhet të jeni të gatshëm dhe të keni opsione”, tha për ABC News, Charlie Salonius Pasternak, hulumtues nga Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Helsinki.

Qeveria suedeze ka zhvilluar aplikacionin i cili u mundëson të shohin se ku gjenden strehimoret më të afërta. Përveç modernizimit të bunkerëve të vjetër – ata po ndërtojnë edhe të rinj, pasi një gjë të tillë po e kërkojnë qytetarët që nuk po u pëlqen ideja që 20 deri në 30 për qind e popullatës nuk ka qasje në strehimore.

Parlamenti i Finlandës miraton kërkesën për anëtarësim në NATO
Lexo po ashtu Parlamenti i Finlandës miraton kërkesën për anëtarësim në NATO

Në anën tjetër, finlandezët janë të përgatitur – aq sa duhet një shtet të jetë i gatshëm për luftë bërthamore… Helsinki për këtë edhe mbanë titullin jozyrtar “për qytetin më të sigurtë në botë”.

Nën metropolin finlandez gjenden 5.500 bunkerë nëntokësorë dhe strehimore, të lidhura me një sërë tunelesh të gjata 330 kilometra. Në to ka hapësirë të mjaftueshme për 660 mijë banorë të Helsinkit.

Në çdo bunkerë të qyteteve të mëdha, në çdo moment gjendet ushqim i mjaftueshëm dhe ujë për 14 ditë, shumë prej tyre janë të lidhur me tunelet të lidhura me dyqanet, zinxhirët e furnizimit janë siguruar sipas vlerësimeve të autoriteteve shtetërore dhe në ta mund të jetohet pa ndonjë problem për muaj të tërë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori