LAJMI I FUNDIT:

Rrjeti mobil me brez të gjerë çdo ditë e më i popullarizuar

Rrjeti mobil me brez të gjerë çdo ditë e më i popullarizuar

Numri i përdoruesve të rrjetit të internetit me brez të gjerë (broadband) ka tejkaluar shifrën prej gjysmë miliardi në nivelin global, ka njoftuar kompania Ericsson e cila parasheh se ky numër do të dyfishohet deri në fund të 2011-ës.

Pritet se numri i madh i përdoruesve, rreth 400 milionë, do të jetë i koncentruar në rajonin aziatiko-paqësor, më pas në Amerikë Veriore dhe Evropë Perëndimore me mbi 200 milionë përdorues.

Ericsson vlerëson se deri më 2015 numri i përdoruesve të internetit broadband do të arrijë në 3.8 miliardë, me ç’rast 95 për qind do të bazohen në rrjetet HSPA, CDMA e LTE.

Pranimi i internetit mobil me brez të gjerë është përshpejtuar me rritjen e shfrytëzimit të telefonave të mençur, kompjuterëve laptop e tablet, së bashku me integrimin e rrjeteve të performansave të larta.


Përdoruesit e telefonave të mençur çdo ditë e më shumë po përdorin aplikacionet dhe shërbimet e internetit në lëvizje.

Shkëmbimi global i të dhënave me anë të rrjeteve mobile po rritet shpejt, e siç ka paralajmëruar Ericsson në gusht të 2010-ës, ky trafik vetëm gjatë një viti është trefishuar, thuhet në njoftimin për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Teknologji
Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori