Kuvendi i Komunës së Malishevës, e ka përfunduar ciklin e dëgjimeve buxhetore për projekt buxhetin e vitit 2020, ku banorët kanë kërkuar rregullimin e rrjetit të energjetik, pasi në shumë fshatra ky rrejt është i vjetruar, e në shumë raste paraqet edhe rrezik për banorët, për shkak të shtyllave të vjetruara.
Edhe pse banorët janë të vetëdijshëm se komuna nuk është kompetente në rregullimin e rrjetit energjetik, ata kanë kërkuar që komuna të ushtrojë ndikimin e saj, për rregullimin e këtij problemi, në shumë fshatra.
Sipas një komunikate të komunës, mbrëmë kanë përfunduar dëgjimet publike, me mbajtjen e takimeve në fshatrat Pagarushë, Astrazup dhe Shkozë, ku anëtarët e Kuvendit të Komunës dhe të Komitetit për Politikë dhe Financa, i kanë marrë kërkesat e banorëve, me qëllim të përzgjedhjes së prioriteteve për investime kapitale në vendbanimet e Komunës së Malishevës.
Infrastruktura rrugore, kanalizimet dhe ujësjellësit, ishin kërkesat e kryesore të banorëve për investime, ndërsa kanë kërkuar që buxheti të orientohet edhe në investime që lidhen me zhvillimin e komunës në përgjithësi, përkatësisht përmes përkrahjes në bujqësi, por edhe investime tjera të mundshme strategjike që do të ndikojnë në zhvillimin e përgjithshëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë