LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhje në naftësjellësin që transporton naftën ruse në Evropë

Rrjedhje në naftësjellësin që transporton naftën ruse në Evropë

Operatori polak i naftësjellësit Pern, ka zbuluar rrjedhje të derivatit në një linjë të naftësjellësit Druzhba që transporton naftën nga Rusia në Evropë.

Siç raporton Reuters, nga Pern kanë bërë të ditur se shkaku i rrjedhjes së naftës për momentin nuk dihen, transmeton Telegrafi.


Kjo rrjedhje është zbuluar në një pjesë të tubit rreth 70 kilometra nga qyteti polak Plock.

“Linjat tjera të naftësjellësit dhe elementet e tjera të infrastrukturës së Pern po funksionojnë normalisht”, është bërë e ditur nga Pern.

“Në këtë momente të gjitha ekipet e Pern (teknike, operative dhe brigadat interne të zjarrfikësve) po ndërmarrin të gjithë masa e parashikuara për këtë lloj të situatës”, thuhet ndër tjera. /Telegrafi/