Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se tregon se si do të duket dizajni i iPhone 14, i cili do të ketë një ngjyrë unike, të cilit do t’i ndryshojë nuanca bazuar nga cilin kënd shikohet.

Siç është bërë e ditur më herët, Apple pritet që të prezantojë katër modelet e iPhone 14, kompjuterëve të rinj Mac, iPad dhe Apple Watch, transmeton Telegrafi.


2 66

Në ofertë kësaj radhe nuk do të ketë model Mini, kështu që do të ketë dy modele me ekrane 6.1 dhe 6.7-inç.

Përveç dizajnit të ri, dallimet në performansë dhe kamerën cilësore, iPhone 14 sjell ndryshime që përdoruesve do t’ua lehtësoj edhe më shumë punën.

3 48

Prej muajsh, modelet e iPhone 14 Pro janë paralajmëruar në ngjyrë vjollcë.

4 40

Apple zakonisht i freskon ngjyrat me lansimin e iPhone, por videoja e publikuar më poshtë që ka “rrjedhur” në opinion, tregon se varianti i ri nuk është çfarë iPhone ka praktikuar më herët. /Telegrafi/