LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e konceptit Stelvio QV të Alfa Romeos (Foto)

Rrjedhin pamjet e konceptit Stelvio QV të Alfa Romeos  (Foto)

Kompania italiane mund të shquhet për makina të qëndrueshme, kualitative dhe të shpejta, po jo edhe për mbajtjen e fshehtësive sa i përket veturave të reja.

Vetëm pak kohë pasi ka treguar se do ta lansojë modelin e ri nga Stelvio, kanë rrjedhur pamjet e konceptit që tregojnë se si do të shfaqet ky SUV, transmeton Telegrafi.


Megjithëse ka pamje shumë të mirë, rrjedhja e informatave të tilla është konsideruar dobësi e Alfa Romeos, meqë mund të jetë sërish pre e hakerëve apo lëshimeve të dëmshme.

Sidoqoftë, kjo makinë familjare dhe sportive është vlerësuar lartë, si për madhësinë që ofron e komoditetin, ashtu edhe për aftësinë e lëvizjes në terrene të ndryshme – fal lartësisë që ka.

Deri më tani, Stelvio është modeli që është shitur më së shumti nga kjo kompani, andaj është vendosur që të vazhdohet trashëgimia me modelin që mban edhe inicialet QV.

Nuk bëhet e ditur se kur do të lansohet, por mësohet se po punohet shumë, ndaj pritet të jetë së shpejti në treg. /Telegrafi/

rrjedhin-pamjet-e-konceptit-te-alfa-romeo-stelvio-qv-foto-2

rrjedhin-pamjet-e-konceptit-te-alfa-romeo-stelvio-qv-foto-3

rrjedhin-pamjet-e-konceptit-te-alfa-romeo-stelvio-qv-foto-4

rrjedhin-pamjet-e-konceptit-te-alfa-romeo-stelvio-qv-foto-5

rrjedhin-pamjet-e-konceptit-te-alfa-romeo-stelvio-qv-foto-6

rrjedhin-pamjet-e-konceptit-te-alfa-romeo-stelvio-qv-foto-7