LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e BMW 3 Series, pak kohë para prezantimit zyrtar (Foto)

Rrjedhin pamjet e BMW 3 Series, pak kohë para prezantimit zyrtar (Foto)

Prezantimi zyrtar i BMW 3 Series, do të bëhet me fillimin e Paris Motor Show

Gjenerata e re e 3 Series, sedanit tërësisht të ri, pritej të bëhej e ditur nesër, por falë pamjeve të rrjedhura kemi mundësi ta shohim pak më herët, transmeton Telegrafi.


BimmerPost i ka siguruar imazhet, që e tregojnë këtë BMW në formën për të mirë të mundshme nga të gjitha këndet.

Në të njëjtën kohë, janë mësuar edhe detajet se modeli përfshinë M340i, M Sport Package, Sport Line si dhe disa pjesë të interierit. Ashtu siç pritej, kjo makinë ngjan si një 5 Series i tkurrur, gjë që nuk është gjë e keqe.

BMW 3 Series është shumë më agresiv se paraardhësi, ka grillin më të madh sportiv, si dhe sistemin ndryshe të dritave LED. Pritet të jetë në dispozicion në katër ngjyra të ndryshme, ndërsa gjithçka do të mësohet gjatë panairit të Parisit që fillon këto ditë. /Telegrafi/