LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin disa pamje të reja të iPhone 15 Pro

Rrjedhin disa pamje të reja të iPhone 15 Pro

Në shkurt, ne pamë iPhone 15 Pro të ardhshëm në disa paraqitje të përafërta të bazuara në CAD, dhe më pas përsëri në “ngjyrën e përfolur heroike”, një të kuqe të thellë. Sot i njëjti burim i imazheve të mëparshme është rikthyer me shumë të tjera, dhe këto janë me cilësi  edhe më të lartë.

Pra, këtu është pamja më e mirë deri më tani për telefonin e mençur të ardhshëm të nivelit të lartë të Apple, që me shumë mundësi do të lansohet në shtator.


iPhone 15 Pro do të ketë një kornizë titani, me një dizajn ku skajet do të jenë më të rrumbullakosura, me shpresën se do t’i shuajnë shqetësimet e përdoruesve për modelet e tanishme dhe skajet e tyre të “mprehta”, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Here's the iPhone 15 Pro in newly leaked high quality renders

Madhësia e zgjatjeve individuale të kamerës do të rritet edhe një herë, dhe vendi i kamerave është më i trashë. Është interesante se iPhone 15 Pro Max ka gjithashtu një zgjatje më të vogël të kamerës, e cila është përfolur se ka një lente zmadhimi periskopi.

Sipas thashethemeve të kaluara, kamerat në iPhone 15 Pro do të shfaqin “një teknologji krejtësisht të re sensori që do të kapë më shumë dritë dhe do të zvogëlojë ekspozimin e tepërt ose nën-ekspozimin në cilësime të caktuara”.

Here's the iPhone 15 Pro in newly leaked high quality renders

Të gjitha modelet e iPhone 15 do të kenë porte USB-C, por karikimi më i shpejtë do të kufizohet në kabllot USB-C të certifikuara nga Apple.

Here's the iPhone 15 Pro in newly leaked high quality renders

Butonat e volumit dhe të vendosjes së telefonit në heshtje do të jenë haptik, jo sikurse deri tani, dhe ata do të kenë dy motorë haptikë të dedikuar për të imituar një shtypje butoni.

Here's the iPhone 15 Pro in newly leaked high quality renders

Kornizat e iPhone 15 Pro do të kenë trashësi prej vetëm 1.55mm nga të gjitha anët, dhe xhami i ekranit do të ketë një lakim delikate, duke kaluar pa probleme në kornizën e titanit, në një mënyrë të ngjashme me xhamin e pasmë.

Here's the iPhone 15 Pro in newly leaked high quality renders

Këto korniza më të holla do ta bëjnë iPhone 15 Pro pak më të ngushtë se paraardhësi i tij, pasi madhësia e ekranit do të mbetet e njëjtë. Modeli i ri do të ketë përmasa 146.47 x 70.46 x 8.24mm, krahasuar me 147.46 x 71.45 x 7.84mm për iPhone 14 Pro.

Here's the iPhone 15 Pro in newly leaked high quality renders

Krahas ngjyrës “heroike” të kuqe të thellë, telefoni thuhet se ofrohet në ngjyrë të bardhë, Black Space dhe ngjyrë ari. /Telegrafi/