LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin detaje të tjera mbi katër modelet e reja të iPhone

Rrjedhin detaje të tjera mbi katër modelet e reja të iPhone

Një rrjedhje e supozuar për veçoritë e reja të iPhone 14 tregon se ka përmirësime të vogla në bateri, plus një “degradim” befasues në të gjitha katër modelet e reja.

Toms Guide shkruan se kapacitetet e supozuara të baterisë për katër modelet e reja të iPhone vijnë nga një fotografi e shpërndarë në Weibo nga DuanRui dhe ShrimpApple, dy përdorues të Twitter që shpesh bëjnë rrjedhje të informatave.


Të dy “rrjedhësit” shprehin skepticizmin e tyre në lidhje me numrat e shfaqura, kështu që mos u befasoni në rast se do të shohim numra të tjerë në rrjedhjen e ardhshme të informatave, përcjell Telegrafi.

Numrat e marra nga ky burim janë të shfaqura në tabelën e mëposhtme, ku edhe krahasohen me kapacitet e modeleve të iPhone 13, duke mundësuar kështu edhe krahasimin me ndryshimet e supozuara.

Tabela e krahasimit të kapaciteteve të supozuara mes iPhone 14 dhe iPhone 13

Këto kapacitete të supozuara shihet se kanë dallim prej 1 për qind më shumë mes iPhone 14 dhe iPhone 13, dallim me 3 për qind më shumë mes iPhone 14 pro dhe iPhone 13 pro dhe 1 për qind më pak në krahasim mes iPhone 14 Pro Max dhe iPhone 13 Pro Max.

Ndërsa iPhone 14 Pro Max shihet si një zëvendësim i iPhone 13 mini, por dallimi në madhësi ndërmjet tyre, nuk ka hapësirë për ndonjë krahasim direkt mes tyre. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Kalo në kategori