LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin detaje të reja mbi telefonin fleksibil të Samsung

Rrjedhin detaje të reja mbi telefonin fleksibil të Samsung

Tani që DJ Koh, drejtori ekzekutiv i divizionit mobil të Samsung, ka sugjeruar që kompania mund të zbulojë telefonin e saj të shumëpritur fleksibil më vonë këtë vjeshtë, po marrim disa detaje të reja rreth asaj se nga çka do të përbëhet dizajni i këtij celularit. Jo nga kompania, natyrisht, e cila ende është duke qenë e ndrojtur për atë që është duke u referuar si Galaxy F.

Një raport i ri nga ETNews nga Koreja thotë se i ashtuquajturi Galaxy F do të posedoj një ekran të palosshëm prej 7.3 inçësh OLED nga Samsung me një hark 1.5R. Raporti shton se ekrani i jashtëm “do të jetë 4.6 inç dhe me shumëllojshmëri fleksibile OLED, duke lejuar që pajisja të përdoret si një telefon i rregullt kur është palosur.”


“Dizajni, i cili përputhet me atë që DJ Koh po nënkuptonte, ofron lehtësinë e përdorimit të ekranit më të madh vetëm kur është e nevojshme dhe jo domosdoshmërisht për çdo detyrë. ”

Tashmë dihet se pajisja do të ketë një formë të krahasueshme me një libër që shpaloset vertikalisht në mes. Gjithashtu, Samsung do të përfshijë një ekran në pjesën e jashtme në mënyrë që të mund ta përdorni edhe kur është palosur, përcjell Telegrafi.

Me sa duket, Samsung ka koduar këtë projekt telefoni të palosshëm me emrin Winner. Sipas ETNews, kompania po synon të prodhoj në mes të 100,000 dhe 120,000 njësive të ekranit të palosshëm në muaj.

Koh tha për CNBC vetëm disa ditë më parë se telefoni i ri mund të jetë gati për t’u shfaqur në konferencën e zhvilluesve të kompanisë në San Francisko këtë nëntor. Ai pranoi se ndërkohë që procesi i zhvillimit ka qenë “i komplikuar”, Samsung gjithashtu është shumë afër përfundimit të telefonit të ri. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

Teknologji
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Teknologji
Kalo në kategori