LAJMI I FUNDIT:

Rrjedha e re mund të konfirmojë kohën e lansimit të iPhone 9

Rrjedha e re mund të konfirmojë kohën e lansimit të iPhone 9

Tashmë po qarkullojnë thashetheme që thonë se iPhone tjetër SE 2 ose iPhone 9 do të arrij diku në mars, por informuesi i famshëm Evan Blass, na ka dhënë një hapësirë kohore më të saktë.

Mbrëmë ai deklaroi në Twitter afatin kohor për disa nga ngjarjet e ardhshme të telefonave, dhe aty mund të gjejmë iPhone-in e ardhshëm të Apple.


iPhone 9 supozohet të jetë pajisja më e re e Apple, e përshtatshme për buxhetin mesatar.

Ky telefon është thënë se ka një dizajn të ngjashëm me atë që kemi parë në iPhone 8, por do të sjell Touch ID.

Tani, thashethemet përmendin që kjo pajisje ka filluar të prodhohet në masë gjatë këtij muaji, që do të thotë se mund të presim që të lansohet së shpejti.

Evan Blass thotë se njoftimi i iPhone SE 2 (iPhone 9) mund të ndodhë në mes të marsit, dhe ai gjithashtu tregon ardhjen e pajisjeve Samsung Galaxy S20 tek pronarët e tyre.

Për momentin, askush nuk mund të konfirmojë ose mohojë këto informacione, por nëse do të ndodhë një ngjarje e Apple për të njoftuar këtë pajisje të re, ndoshta do të duhet të presim një javë ose dy para se të marrim një njoftim zyrtar. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Teknologji
Kalo në kategori