LAJMI I FUNDIT:

Rrjedh në internet numri i telefonit të kryeministrit britanik Rishi Sunak

Rrjedh në internet numri i telefonit të kryeministrit britanik Rishi Sunak

Numri personal i telefonit i kryeministrit britanik Rishi Sunak, të cilin thuhet se e ka përdorur për shumë vite, është rrjedhur në internet, duke shënuar një shkelje të turpshme e sigurisë.

Personat kishin në cak kryeministrin britanik i cili sapo u kthye nga vizita në Lindjen e Mesme, ku po vazhdojnë negociatat për kthimin e pengjeve në Gaza, transmeton Telegrafi.


Është ende e paqartë se si u zbulua informacioni në internet.

Numri që doli në internet është ai që Sunak e ka përdorur për shumë vite.

Kryeministrit britanik iu dha një numër i ri kur erdhi në pushtet pothuajse një vit më parë, por duket numri i tij i vjetër është ende në funksion. /Telegrafi/