LAJMI I FUNDIT:

Rrjedh në internet BMW XM Label Red 2023, parashikon SUV-në prej 735 kuaj fuqi

Rrjedh në internet BMW XM Label Red 2023, parashikon SUV-në prej 735 kuaj fuqi

BMW XM i ri është modeli i parë i pavarur M nga BMW që nga M1. Në formën standarde motori i tij hibrid “plug-in” jep 644 kuaj fuqi tek të gjitha 4 rrotat.
Një version më i fuqishëm i quajtur Red Label do të vije gjatë vitit tjetër, por një rrjedhje nga BW tani na jep një pamje paraprake.

E shpërndarë në fillimi nga BMW Austria, imazhi i vetëm na tregon se si duket BMW XM Red Label 2023. Natyrisht, prerja e kuqe është pjesë e paketës dhe nuk është delikate. Rrethimi i grilës dhe dekorimi që rrethon xhamin anësor bëhet i kuq dhe lëviz mbi një grup rrotash të zeza me veshje të kuqe.


Distinktivi M në grilë është i kuq dhe një vështrim i afërt përmes xhamit zbulon sediljet e kuqe brenda. Përveç kësaj, ne nuk mund të shohim asgjë tjetër që bie në sy. Dhe meqenëse kjo është një rrjedhje, BMW nuk po flet në lidhje me këtë veturë, shkruan Motor 1, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk do të thotë se nuk dimë asgjë për këtë SUV me ngjyrë të kuqe. BMW e bëri publik Label Red në debutimin e XM, duke deklaruar se vetura ka 735 kuaj fuqi, dhe 997 njuton metër të fuqisë rrotulluese.

Do të jetë vetura e parë nga modelet e serisë BMW Label, dhe çmimi fillestar fillon prej pak më shumë se 188 mijë eurove.

Sigurisht se ky është një çmim i shtrenjtë, por është më i ulët se Lamborghini Urus dhe Aston Martin DBX707, që të dyja kanë më pak kuaj fuqi. Megjithatë, me 2,749 kilogram është gjithashtu shumë më e rëndë. /Telegrafi/