LAJMI I FUNDIT:

Rritje e numrit të të prekurve me coronavirus, Hong Kong pezullon mësimin në të gjitha shkollat

Rritje e numrit të të prekurve me coronavirus, Hong Kong pezullon mësimin në të gjitha shkollat

Zyra e Arsimit e Hong Kongut të premten njoftoi pezullimin e mësimit në të gjitha shkollat që nga e hëna.

Një vendim i tillë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka ardhur pas një rritje në rastet e coronavirusit të transmetuar në vend që ka nxitur frikën e një komuniteti në qytet.


Shkollat në qendrën financiare aziatike janë mbyllur kryesisht që nga muaji shkurt me shumë prej tyre kanë kaluar në mësimin në internet dhe mësimet përmes thirrjeve konferencë.

Ndryshe, shumë shkolla ndërkombëtare tashmë janë në pushimin e verës.

Siç bëhet e ditur, qyteti raportoi të enjten 42 raste të reja, nga të cilat 34 u transmetuan në vend, duke shënuar ditën e dytë radhazi të rritjes së infeksioneve lokale.

Çfarë vihet në pah është fakti se disa nga rastet e fundit kanë përfshirë studentë dhe prindër, tha sekretari i arsimit Kevin Yeung.

Numri i përgjithshëm i rasteve në qytet që nga fundi i janarit tani është 1,366, ndërsa është raportuar për shtatë të vdekur. /Telegrafi/