LAJMI I FUNDIT:

Rritja ekonomike e Kinës poshtë parashikimeve, shtohen problemet në sektorin e patundshmërive

Rritja ekonomike e Kinës poshtë parashikimeve, shtohen problemet në sektorin e patundshmërive

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kinës pati një rritje tepër më të ulët se objektivi i tremujorit të tretë, duke shtuar kështu rënien e vlerës së aksioneve pasi investitorët janë të shqetësuar për perspektivën afatgjate të ekonomisë së vendit.

PBB-ja u zgjerua me 3.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por që gjithsesi nuk arrin objektivin e Kinës për një rritje prej 5.5 për qind, i cili është më i ulëti i tre dekadave të fundit.


Publikimi i këtyre të dhënave, ndërkohë që duhet të ishin publikuar më herët, vjen pasi presidenti Xi Jinping, zgjati edhe më shumë sundimin e tij për një mandat të tretë të paprecedentë dhe forcoi kontrollin mbi pushtetin politik në kongresin e XX-të të Partisë Komuniste.

Kina po përballet me një krizë në sektorin e patundshmërive, si dhe me kontrolle të rrepta dhe izolime që ndjekin politikën “zero COVID-19”, të cilat kanë kufizuar në një masë të madhe përhapjen e virusit, por gjithashtu kanë dëmtuar aktivitetin e konsumatorëve.

Publikimi i këtyre të dhënave shtoi pesimizmin për aksionet kineze, pasi investitorët mbetën të zhgënjyer nga fakti që kongresi i partisë nuk përcolli sinjale më pozitive për ekonominë.

Indeksi Hang Seng China Enterprises në Hong Kong ra me 7.4 për qind, duke arritur nivelin më të ulët të 14 vjetëve. Indeksi standard CSI 300 i aksioneve të listuara në Shangai dhe Shenzhen ra me plot 3.1 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori