LAJMI I FUNDIT:

Rritja e trupave gjermane në Kosovë, Osmani deklarohet pas takimit me ministrin Pistorius

Rritja e trupave gjermane në Kosovë, Osmani deklarohet pas takimit me ministrin Pistorius

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius.

Pas takimi, Osmani dhe Pistorius mbajtën një konferencë të përbashkët për media, transmeton Telegrafi.


Osmani para mediave deklaroi se Kosova vazhdon ta ketë partner kryesor Gjermaninë.

“Gjermani ka qëndruar pranë nesh jo vetëm në periudhë të rënda, por edhe në procesin e shtet ndërtimit, përderisa vazhdojmë ta forcojmë demokracinë dhe pozitën tonë ndërkombëtare. Gjermania ka rol kyç në sigurinë e Kosovës. Vendimi për rritjen e trupave ushtarake gjermane në Kosovë është reflektim i qartë i mbështetjes për popullin tonë”, ka thënë Osmani.

Presidentja po ashtu bëri të ditur se me ministrin gjerman kanë folur edhe për bashkëpunim ushtarak.

Gjithashtu, ajo theksoi se tani është koha që Kosova të jetë pjesë e NATO-s.

“Është koha që Kosova të jetë pjesë e NATO-s, politika shtetërore e Serbisë angazhohet për akte terroriste ndaj Kosovës, kemi nevojë për përkrahjen e Gjermanisë”, tha ajo,

Presidentja gjatë konferencës foli edhe për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunajku, derisa shprehu shqetësimin se Serbisë ende nuk i është shqiptuar asnjë masë nga Bashkimi Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori