LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rrogës minimale rrezikon shtesat sociale: Familjet në rrezik social mbesin me të ardhura të njëjta

Rritja e rrogës minimale rrezikon shtesat sociale: Familjet në rrezik social mbesin me të ardhura të njëjta

Me rritjen e rrogës minimale, shumë familje në rrezik social po e humbin të drejtën për të marrë shtesa sociale. Sipas drejtorit të Qendrës Sociale në Shkup, Liridon Baftiu me këto politika nuk rriten të ardhurat që një familje merr, por vetëm ndryshon koncepti.

“Ideja e ministrisë është që nëse një familje ka pas të hyra 14,000 denarë tani ka 18,000 apo 20,000 dhe automatikisht ajo pjesa e rritjes së rrogës minimale i mbulon shtesat fëmijërore. Pra janë të njëjtat të hyra vetëm se koncepti është i ndryshëm.”- deklaroi Liridon Baftiu, Drejtor i Qendrës Sociale, Shkup.


“Realizimi i të drejtave monetare nga mbrojtja e fëmijëve të rregulluara në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve nuk është në korrelacion me Ligjin për pagën minimale. Në fakt, e tërë zgjidhja ligjore për rritjen e pagës minimale në 18.000,00 denarë është vlerësimi i punës dhe motivimi i punëtorëve, ndërsa qëllimi i politikës sociale është përkrahja dhe mbrojtja e amvisërive/familjeve në rrezik social që kanë të ardhura të ulëta dhe janë të pasigurt materialisht.”- thanë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Prandaj Baftiu thotë se po përgatitet amendament me çka do të bëhej harmonizimi i rregullores për shtesa sociale me rrogën minimale.

“Do të thotë mos të jetë pragu 14,500 apo 15,000 sa ka qenë rroga minimale, dhe sa është rregullorja tash por të jetë 18.000 ose varësisht prej rritjes së rrogës minimale. Nëse rroga minimale bëhet 20,000 atëherë të harmonizohet rregullorja e shtesave sociale me rrogën minimale.”- tha Liridon Baftiu, Drejtor i Qendrës Sociale, Shkup.

Vetëm vitin e kaluar rreth 500 fëmijë për këtë arsye mbetën pa shtesa fëmijërore, ndërsa sipas të dhënave jozyrtare këtë vit ky numër do të dyfishohet.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori