LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve me coronavirus, BIK-u tregon vendimin e Qeverisë që të gjithë besimtarëve t’iu matet temperatura para hyrjes në xhami

Rritja e rasteve me coronavirus, BIK-u tregon vendimin e Qeverisë që të gjithë besimtarëve t’iu matet temperatura para hyrjes në xhami

Pas rritjes së rasteve me COVID-19, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka marrë vendim që para kryerjes së të gjitha ceremonive fetare brenda dhe jashtë objekteve, të bëhet fillimisht matja e temperaturës së të gjithë besimtarëve para kryerjes së riteve fetare.

Në njoftim thuhet se “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës duke pasur prioritet kryesor shëndetin e të gjithë besimtarëve në vend gjatë ditës së sotme ka marr dy vendime që janë në përputhje të plotë me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19”.


Myftiu Tërnava, po ashtu ka apeluar që të vazhdohet me respektimin e masave anti COVID – 19 të parapara nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera shëndetësore. Mes të tjerash ka kërkuar nga të gjithë besimtarët që në të gjitha rastet të mbajnë higjienën e tyre, të pastrojnë duart, të mbajnë maskën dhe të mbajnë distancën fizike, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, në Kosovë është duke vazhduar trendi i rritjes të rasteve me COVID-19, vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 486 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 697. Nga dita e sotme (2 nëntor) në fuqi kanë hyrë edhe masat e reja kufizuese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori