Senati amerikan do të votojë më 30 shtator për një rezolutë që do të parandalojë mbylljen e Qeverisë, vetëm disa orë para afatit të fundit për të vazhduar fondet për agjencitë federale.
Senatori demokrat, Chuck Schumer ka thënë më 29 shtator se është arritur një marrëveshje për vazhdim të rezolutës që parandalon mbylljen dhe ka thënë se votimi do të ndodhë më 30 shtator, për t’i dhënë fund vitit fiskal të Qeverisë amerikane.
Si demokratët, ashtu edhe republikanët duan ta shmangin mbylljen, që zakonisht nënkupton se mijëra punëtorë qeveritarë dërgohen në shtëpi dhe zyrat federale mbyllen.
Zyra e Kongresit për Buxhetin ka vlerësuar se në mbylljen e fundit që ka ndodhur më 2018/19 ekonomisë i është shkaktuar humbje në vlerë të 11 miliardë dollarëve.
Demokratët në Senat kanë thënë se do ta miratojnë legjislacionin, i cili do të mundësojë punën e Qeverisë deri më 3 dhjetor. Edhe Dhoma e Përfaqësuesve pritet të veprojë njëjtë.
Projektligji, që përfshin 6.3 miliardë dollarë ndihmë për refugjatët afganë dhe 28.6 miliardë dollarë si ndihmë për katastrofa, pritet të ketë mbështetje të madhe dhe të shkojë shpejt në tavolinën e presidentit Joe Biden.
Më herët gjatë kësaj jave, demokratët, me insistim të republikanëve, janë detyruar të heqin një pjesë të projektligjit që do t’i lejonte Qeverisë të merrte më shumë borxh, në mënyrë që të kryente obligimet financiare.
Rritja e kufirit për borxh shtetëror në mesin e tetorit është gjë kritike për të shmangur krizën financiare dhe recesionin ekonomik, ka thënë Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen para anëtarëve të Kongresit këtë javë.
Demokratët, të cilët kanë shumicë të thjeshtë në të dyja dhomat e Kongresit, kanë thënë se kanë vota për të rritur kufirin e borxhit, pa votat e republikanëve. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
TECHTONIC në Prishtinë: Hapet zinxhiri i dyqaneve të pajisjeve të teknologjisë

Tri dekada plot sukses dhe arritje për Alba qeramika

Pse fluturimet drejt dhe nga Gjermania janë kaq të shtrenjta?

Merr udhëtimin që meriton me Prime Travel

Ja pse Kontura Profiles bën linjën më të sigurt të prodhimit – bashkëpunimi me një ndër prodhuesit më të njohur italian

Përjetoni qetësinë malore dhe shijoni vilat luksoze “Two Friends” duke u bërë njëri nga pronarët e tyre

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen