LAJMI I FUNDIT:

Rritja e incidenteve në shkolla dhe vrasja e 14-vjeçarit në Prishtinë, qytetarët një pjesë të fajit e hedhin tek prindërit

Gjatë ditës së martë një 14-vjeçar nxënës i shkollës “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, ka humbur jetën si pasojë plagëve të marra nga therja me thikë nga një moshatar i tij.

Edhe pse ngjarja kishte ndodhur rrugës për në shkollë dhe jo brenda ambientit të shkollës, disa nga prindërit e fëmijëve të intervistuar nga Telegrafi mendojnë që faji për këtë duhet t’iu adresohet vetë prindërve.


Qytetari Valon Morina thotë se 60 deri në 70 % të fajit që po ndodhin incidente të tilla është për faktin se po mungon bashkëpunimi mes prindërve dhe fëmijëve.

“Unë jam prind vetë e kam vajzën në klasën e gjashtë, gjatë përvojes simë në këshill dhe mbledhje të shkollës mendoj që në siguria nuk është edhe në nivelin e duhur. Por porblemi tjetër është tek prindërit sepse nuk është obligim i imi vetëm t’ia jap çantën vajzës ose djalit dhe dërgoje në shkollë. Mirëpo ne si prindër duhet të kemi  bashkëpunim me polici dhe me staf të shkollave me shumë. Sepse unë mendoj që 60 deri 70% i ka fajet prindi, pastaj vijnë të tjerët.Përderisa unë si prind nuk e di se ku e kam vajzën bije fjala ose se çfarë është duke bërë, pastaj këto raste ndodhin. Po shpresoj se ky rastin me 14 vjeçarin të jetë i fundit por nuk po doket të jetë i tillë”, pohoi Morina.

Valon Morina, qytetar

Mendim të njëjtë me Morinën e ka edhe gjyshi Shyqri Nici, ai thekson faktin që po mungon edukata familjare.

Tutje Nici shtoi se ndjehet shumë i pikëlluar kur sheh raste të vrasjes mes të rinjëve sepse sipas tij me shumë mund ata po i rrisin e pastaj po iu vdesin për shkak të pa kujdesisë për ta.

“I kam 10 nipër dhe mbesa, e jahstëzakonisht mu ka dhimbur ky rasti me 14 vjeçarin por po mendoj që shteti nuk ka faj prindi duhet ta kontrollojë fëmijun e tij se çfarë ka në çantë, çfarë po merr me vete ai/ajo në shkollë. Polici nuk mund t’i rrijë një nxënësi mbrapa gjatë gjithë kohës dhe nuk ka mundësi. E për këtë së pari çdo prind duhet ta edukojë fëmijën e vet nipërit apo mbesat e veta. Shumë jam mërzitur për 14 vjeçarin si të ishte fëmijë i imi sepse ne me shumë mund po i rrisim ata. Prandaj prindërit duhet t’i edukojnë fëmijët e tyre”, u shpreh Nici.

Ndërkaq në anën tjetër qytetarja Fatmire Duraku, mendon që i gjithë faji për këtë gjendje të pa sigurisë bije mbi supet e qeverive të mëparshme.

“Deri dje kam mendu ndryshe për sigurinë nëpër shkolla mirëpo pas rastit të djeshëm nuk mundem të të them se ka. Kjo sepse askund nuk ka roje nëpër shkolla vetëm staf teksnik që përkujdesen për pastërtinë. Unë vajzën e kam në shkollën “Elena Gjika”, aty nuk ka sigurim me sa e di unë dhe që do të duhej të përkujdesej për ndodhitë në shkollë. Faji qëndron tek pushteti i mëparshëm sepse që nga shpallaj e pavarësisë e këndëj është punuar shumë pak sa i përket arsimit”, thotë ajo.

Fatmire Duraku, qytetare

Kurse për Asdren Gashin, këto fenomene të këqija po ndodhin edhe për shkak të rrjeteve sociale nga të cilat sipas tij po merren këta shembuj jo të mirë.

Sipas Gashit në krahasim me të kaluarën tani siguria në shkolla është më prezentë.

“Kohët e fundit janë ndërmarrë disa hapa për sigurinë në shkolla fillore dhe të mesme por prapë se prapë kjo po mbetet mister. Sepse po marrin mjete të rrezikshme me vete por prap se prapë më mirë sesa ka qenë më herët tani është më në nivel. Prindërit janë fajtor sepse nuk e kontrollojnë fëmijën e tyre se çfarë po bënë ata nëpër rrjete sociale sepse aty po i marrin shembujt, jo të mirë”, deklaroi Gashi.

Asdren Gashi, qytetar

Këngëtari, Visar Peja, thotë se nuk ka siguri nëpër shkollat e Kosovës, sipas tij prindërit janë ata që duhet të marrin përgjegjësi për fëmijët e tyre.

“Mua nuk ma merr mendja që ka siguri nëpër shkolla fatkeqësisht përkundër faktit që ndodhi rasti i fundit. Duhet pasur parasysh që nëpër oborret e shkollave hyjnë qenë endacak dhe e rrezikojnë sigurinë e fëmijëve mos të flasim për një siguri të llojit tjetër. I gjithë faji sipas meje qëndron tek familja nuk ka ra arsimi tek ne, sa ka ra familja. Unë ju kisha bërë apel prindërve të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e vet. Sepse ne i kemi lindur këta, fëmijët nuk na kanë dërguar ftesë për me i lindë dhe patjetër që duhet të kemi përgjegjësi ndaj tyre, sepse familja është vendi kryesorë ku fëmija fillon edukatën”, përfundoi Peja.

Vrasja e nxënësit 14 vjeçar në Prishtinë, kërkohet vëmendje e veçantë për rastet e dhunës në shkolla
Lexo po ashtu Vrasja e nxënësit 14 vjeçar në Prishtinë, kërkohet vëmendje e veçantë për rastet e dhunës në shkolla

Lidhur me këtë psiko-terpeuti Yll Avdijaj, ka thënë se problemet të cilat ndodhin në mes nxënësve brenda shkollës, gjithnjë duhet adresuar hierarkisë së institucionit përkatës (mësimdhënësit, drejtorit, psikologut të shkollës, etj).

“Po ashtu për këto problem duhet mbajtur kontakte dhe duhet njoftuar që të jenë në dijeni edhe prindërit në mënyrë që këto dukuri të parandalohen dhe të mos eskalojnë. Shkolla duhet të kenë masa disiplinore dhe kontrolluese ndaj nxënësve në mënyrë që të parandalojnë dhe të mos lejojnë futjen e gjërave të dyshimta brenda institucionit shkollor si: armët e zjarrit, armët e ftohta, drogë dhe gjëra tjera të dyshimta që janë ilegale dhe të papranuara për statusin e nxënësit”, potencoi Avdiaj për Telegrafin.

Ndryshe, vetëm në vitin 2021 në shkollat e Kosovës raportohet të kenë ndodhur mbi 400 incidente. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori