Për rreth 100 milionë euro më shumë është rritur vlera e kredive në bankat komerciale në Kosovë gjatë këtij viti, kur vendi është ballafaquar me pandeminë COVID-19.
Shuma e kredive gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti ka arritur 1.2 miliard euro nga 1.1 miliard euro sa kanë qenë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shuma e përgjithshme e kredive aktive në nëntë bankat komerciale ka arritur në 3.2 miliardë euro, me normë të interesit 6.3 për qind, thuhet në një përgjigje nga zyra për informim e Bankës Qendrore të Kosovës.
Një nga qytetarët e interesuar për marrjen e një kredie në institucionet financiare është edhe Albert Ismajli nga Fushë Kosova. Ai tregon se është i interesuar që të marrë kredi në vlerë prej 2,000 eurosh. Jashtë objektit të bankës, Alberti i cili mbante në duar disa dokumente për aplikim, i nervozuar tregon se po i kërkohen dokumente shtesë. Ai, i cili punon në njërën nga kompanitë publike në Kosovë, thotë se vlera e kërkuar është e domosdoshme për buxhetin e tij familjar, por nuk e specifikon arsyen e marrjes.
“U interesova për kredi, por më duket se i kishin vështirësuar kriteret, për shkak të COVID-19 më thanë. Përveç kontratës së punës, po kërkojnë edhe disa dokumente tjera. Nuk e di. Unë do të provoj prapë, pasi në të njëjtën bankë kam edhe një kredi, por atëherë nuk më janë kërkuar të gjitha këto dokumente”, tregon Ismaili.
Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se rritja e vlerës së kredive për 10 për qind ka të bëjë me përkeqësimin e situatës ekonomike, qoftë të bizneseve apo ekonomive familjare.
Kështu që, sipas tij, qytetarët dhe bizneset në një mënyrë kanë qenë të obliguar që në rrethana krize të marrin kredi të reja për t’i paguar këstet e kredive të vjetra.
“Rritja e kredive për rreth 100 milionë euro në mes dy periudhave të dy viteve, ka ndodhur kryesisht për shkak se kanë pasur probleme me pagesën e kësteve. Njerëzit kërkojnë shpëtim, duke huazuar mjete për të paguar këstet e mëparshme ose për të plotësuar nevojat elementare të familjes”, thekson Bektashi.
Ai, ndërkaq, thotë se marrja e kredive ka ndodhur edhe për shkak të vonesave të zbatimit të pakove për rimëkëmbje ekonomike të miratuara nga Qeveria e Kosovës. Kështu, në mungesë të mjeteve, një numër i qytetarëve kredi kanë huazuar për të siguruar mjete rezervë, në rast të përkeqësimit të situatës apo për të shpenzuar për raste shëndetësore.
“Unë mendoj se individët jo vetëm në Kosovë, por çdokund në botë kanë perceptime për të ardhmen. Dhe, besoj se një pjesë shumë e madhe e kredive është marrë për të siguruar veten dhe familjet e tyre, për muajt ose vitin e ardhshëm. Ky nuk është fenomen veç te ne, ky fenomen është shumë më i shprehur në vendet e rajonit, po ashtu edhe në ekonomitë e zhvilluara. Pasi, qytetarët kanë rezerva të parave e ndiejnë veten më të sigurt për të ardhmen e tyre”, thekson ai.
Bektashi thotë se qytetarët, për shkak të perspektivës së pasigurt të shkaktuar nga pandemia, gjatë këtij viti kanë kursyer edhe më shumë mjete në bankat komerciale.
Vlera e depozitave në institucionet financiare tashme ka kaluar në mbi 4 miliardë euro, përderisa në muajin tetor të vitit 2019, ishin mbi 3.7 miliardë euro.
“Me gjithë rritjen e vlerës së kredive, bankat komerciale në Kosovë në tremujorin e dytë (prill,maj, qershor) patën shtrënguar standardet për aplikim për kredi, për shkak të rritjes së pasigurisë, pas shpalljes së pandemisë dhe vendimit të qeverisë për masat kufizuese, që kishin për qëllim parandalimin e përhapjes së Coronavirusit të ri”, thuhet në Anketën e Kreditimit Bankar, të publikuar në muajin tetor nga BQK-ja.
Me lehtësimin e masave kufizuese, gjatë tremujorit të tretë, thuhet në anketë, pritjet e bankave japin indikacione për lehtësim të standardeve kreditore për segmentin e ekonomive familjare, në veçanti për kreditë konsumuese. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre