LAJMI I FUNDIT:

Rritet shpresa për të prekurit: A e dini se vrasësi i qelizave kancerogjene rritet në çdo kopsht?

Rritet shpresa për të prekurit: A e dini se vrasësi i qelizave kancerogjene rritet në çdo kopsht?

Mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore, veçanërisht nëse kërcelli i tij përtypet

Një luftëtar i fortë në luftën e vështirë kundër tumoreve malinje mund të bëhet një lule e verdhë e famshme që përdoret në mjekësinë popullore për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Ajo njihet në mbarë botën si një shenjë mbrojtëse e shumë fushatave në luftën kundër kancerit, transmeton Telegrafi.

Narcisi

Edhe pse ky zbulim tingëllon si një histori, duket se ka shumë të vërteta në të.

Shkencëtarët kanë zbuluar një përbërje natyrale që gjendet në specien evropiane të daffodilit, “Amaryllidaceae Narcissus”, alkaloid hemantamine që bllokon prodhimin e proteinave që janë bazë për rritjen dhe zhvillimin e qelizave tumorale, thonë shkencëtarët.

“Qelizat tumorale janë veçanërisht të ndjeshme ndaj reduktimit të sintezës së proteinave të cilat janë baza për rritjen dhe zhvillimin e qelizave tumorale, thonë shkencëtarët.

Qelizat tumorale janë veçanërisht të ndjeshme ndaj reduktimit të sintezës së proteinave”, shpjegon një studim i publikuar në revistën shkencore Structure.

Hemantamina i përket një grupi molekulash terapeutike me origjinë natyrore, duke përfshirë morfinën (e njohur si qetësues kundër dhimbjeve), kininën (përdoret për trajtimin e malaries) dhe ephedrinën (një ilaç për sëmundjet e mushkërive).

Narcisi stimulon stabilizimin e proteinave dhe çon në eliminimin e qelizave tumorale. Ai lidhet me ribozomet që janë përgjegjës për sintezën e proteinave.

Hulumtimi u krye në Universitetin belg nën udhëheqjen e Denis Lafontaine. Studimi tregoi se narcisi gjithashtu shkakton probleme të caktuara shëndetësore, veçanërisht skuqje dhe të fikët, nëse kërcelli i tij përtypet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori