Këtë vit Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka tejkaluar planifikimin e të hyrave nga tatimet, por edhe qarkullimi i bizneseve sivjet është më i lartë krahasuar me vitin e kaluar që pati rënie 1.2 miliard euro për shkak të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Për periudhën janar-prill të këtij viti, ATK ka inkasuar 201.3 milionë euro taksa, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje për 37.2% apo 54.6 milionë euro më shumë.
Drejtues të ATK-së konsiderojnë se në bazë të këtij trendi ka një stabilitet në mbledhjen e taksave.
Zëdhënësja e ATK-së Valentina Bytyqi-Sefa, thekson se krahasuar me planifikimin e të hyrave, ATK ka inkasuar 15.8 milionë euro më shumë ose 8.6%.
“Për këta katër muaj Administrata Tatimore Kosovës ka një performancë të mirë, është duke i tejkaluar pritshmëri që i ka pasur krahas planifikimeve që ka bërë. Për periudhën janar-prill ne kemi inkasuar 201.3 milionë euro, që nëse krahasojmë me planin e vitit të kaluar ne kemi inkasuar më shumë 54.6 milionë euro, ndërsa nëse krahasojmë edhe me planifikimet të cilat i kemi pasur në këtë katër mujor, i bie që kemi inkasuar 15.8 milionë euro”, thekson Bytyqi Sefa.
Zëdhënësja e ATK-së po ashtu deklaron se nëse vazhdon ky trend pozitiv i të hyrave, presin një përmbyllje të kënaqshme të të hyrave deri në fund të vitit.
“Në bazë të ecurisë të këtij trendi konsideroj që do të kemi edhe një përmbyllja të 6 – mujorit me performancë të njëjtë. Mirëpo në bazë të këtij trendi konsiderojmë që kemi një stabilitet tatimor dhe po punojmë në maksimum që t’i arrijmë të gjitha objektivat tona pavarësisht situatës e cila është krijuar në vitin e kaluar, por edhe në fillim të këtij viti nga pandemia Covid-19”, thotë ajo për kp.
Bytyqi-Sefa thekson po ashtu se në këtë vit kanë arritur që tatimpaguesve t’iu lehtësojnë deklarimin e pasqyrave financiare, përmes platformës elektronike EDI.
Ajo thotë se në krahasim me vitin e kaluar që ka pasur një rënie të qarkullimit për 1.2 miliard euro, këtë vit shihet që ka një stabilitet.
“Këtë vit bashkërisht me Ministrinë, me partnerët tanë ndërkombëtarë kemi arritur që tatimpaguesve t’iu lehtësojmë deklarimin e pasqyrave financiare, tani bëhet përmes platformës elektronike EDI. Deklarimi i tyre është i rregullt pasi është obligim ligjor dhe nuk është që kemi ndonjë problem sa i përket deklarimit të pasqyrave financiare… Në vitin e kaluar kemi pasur një rënie të qarkullimit për 1.2 miliard euro dhe këtë vit shihet që kemi një stabilitet për këtë nëse e krahasojmë me vitin e kaluar”, thekson ajo.
Të gjitha shërbimet ATK-së tanimë janë të digjitalizuar, ndër to edhe deklarimi i pasqyrave financiare.
Përveç ofrimit të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, inkasimi i të hyrave është njëri ndër prioritetet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës.
ATK, inkurajon gjithë tatimpaguesit që të deklarojnë dhe paguajnë obligimet e tyre tatimore, në mënyrë që vendi ynë të jetë në gjendje të përballet me sfidat e zhvillimit ekonomik dhe pandemisë COVID-19.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAgjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Prishtina nikoqire e “AI Startup” – Kampit Rajonal të Inteligjencës Artificiale
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj