Prodhimi industrial në Gjermani u rrit në mënyrë të papritur në muajin mars që u ndihmua nga prodhimi më i lartë i mallrave të konsumit dhe ndërtimit, por Ministria e Ekonomisë paralajmëroi se perspektiva mbetet e zymtë pasi ekonomia më e madhe e Evropës po vuan nga lufta tregtare SHBA-Kinë dhe BREXIT-i.

Prodhimi industrial u rrit me 0.5 për qind për çdo muaj, duke sfiduar një parashikim për një rënie prej 0.5 për qind, përcjell Telegrafi.

“Bie klima e biznesit në sektorin e prodhimit, prandaj në muajt e ardhshëm pritet të jetë një situatë e moderuar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë gjermane të Ekonomisë.

Qeveria gjermane ka ulur parashikimet e saj për rritjen e vitit 2019 në 0.5 për qind, një ngadalësim i theksuar pas rritjes prej 2.2 për qind që ishte në vitin 2018. /Telegrafi/