Presioni mbi punëdhënësit po rritet. Gjithnjë e më shumë politikanë po bëjnë thirrje për mundësi shtesë për të punuar nga shtëpia. Por jo të gjithë ekspertët e konsiderojnë zyrën në shtëpi një zgjidhje të mirë.
Në luftën kundër pandemisë COVID-19, kryeministri i Bavarisë, Markus Söder (CSU) dëshiron të nxisë punëdhënësit në shtetin e tij që të ofrojnë më shumë mundësi për të punuar në shtëpi për punonjësit.
Ai pritet të flasë për këtë në një “samit të zyrës në shtëpi” me biznesin dhe sindikatat. Para së gjithash, duhet reflektuar se si mund të shfrytëzohet më mirë potenciali që ekziston, deri tani kjo nuk është bërë si duhet. Po të mos funksionojë kjo, mund të mendohet ndoshta për masa të tjera.
Puna nga shtëpia nuk është po aq e mundur në çdo degë të ekonomisë, “por gatishmëria në përgjithësi duhet të rritet dhe të përmirësohet ndjeshëm”. Në fillim të pandemisë gatishmëria ishte më e madhe sesa në fazën aktuale.
Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil më parë u kishte kërkuar ndërmarrjeve që t’i lejonin punonjësit të punonin nga shtëpia në krizën pandemisë.
“Refuzimi arbitrar i punës nga shtëpia do të ishte i papërgjegjshëm tani”, tha politikani socialdemokrat në radion NDR Info.
Heil do të përsërisë thirrjen e tij për kompanitë për të mundësuar punën nga shtëpia në një konferencë me kryesitë e personelit të firmave të mëdha.
“Atje ku nuk është e mundur puna nga shtëpia, kërkesat e higjienës duhet të respektohen në mënyrë rigoroze”, tha Heil.
Përndryshe ai nuk mund të përjashtonte një ndalim të prodhimit. Sidoqoftë, ai dëshiron të shmangë patjetër një mbyllje të të gjithë ekonomisë.
Heil shprehu keqardhje që futja e një të drejte ligjore për të punuar nga shtëpia dështoi për shkak të rezistencës së partive unioniste.
“Përndryshe do të ishim një hap më tej tani”, tha ai.
Projektligji i tij tani parashikon vetëm që të punësuarit të kenë të drejtë të flasin me punëdhënësit e tyre për të punuar nga shtëpia. Nëse punëdhënësi refuzon, ai duhet të paraqesë arsye.
Sidoqoftë, ka edhe kritikë të detyrimit për të punuar nga shtëpia.
Sipas Marcel Fratzscher, president i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW), qeveria gjermane do të bënte më shumë dëm me kërkesat ligjore sesa dobi.
“Pothuajse 60 për qind e të punësuarve në Gjermani nuk mund të punojnë nga shtëpia, shpesh sepse puna e tyre përfshin shërbimin ndaj njerëzve të tjerë. Kompanitë tashmë po luftojnë për t’i mbijetuar kësaj pandemie”, tha ai për DPA.
Oliver Stettes nga Instituti i Ekonomisë Gjermane, gjithashtu e konsideron të gabuar një pretendim ligjor për të punuar nga shtëpia.
“Puna nga shtëpia mund të jetë produktive vetëm kur të dyja palët e konsiderojnë atë të arsyeshme, punonjësit dhe punëdhënësit”, tha Stettes. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'