LAJMI I FUNDIT:

Rritet presioni ndaj mediave në Ballkan

Rritet presioni ndaj mediave në Ballkan

Dobësimi i ndikimit të BE-së dhe SHBA-ve në Ballkan, rritja e ndikimit të Rusisë dhe rritja e presioneve politike e të biznesit mbi gazetarët, kanë krijuar një realitet të ri për mediat në Ballkan.

Ky është konkluzioni i konferencës “Realiteti i ri – Sulmet e shtuara ndaj medias dhe organizatave në Balkan” të organizuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN.


Në takim, Ana Petruseva, drejtoreshë e BIRN Maqedonia, tha se situata me të cilën përballet media në Ballkan “duket se po ecën nga keq në edhe më keq”.

“Përveç presioneve standarde politike dhe financiare, media po përballet me lloje të reja presionesh – etiketimi i gazetarëve dhe mediave si spiunë apo mercenarë të huaj – si dhe hapjen e një numri të madh faqesh interneti me lajme të rreme”, ka thënë ajo, duke shtuar se lajmet e rreme po e bëjnë të vështirë për publikun të dallojë informacionin e vërtetë nga ai rremë, e për rrjedhojë publiku po e humbet besimin te media në përgjithësi.

Anëtari i Bordit të BIRN dhe presidenti i Planit Marshall të Austrisë, Wolfgang Petritsch, paralajmëroi që vendet e Ballkanit të mos besojnë gjithmonë te mbështetja nga BE, për shkak se në Bruksel shohin stabilitetin si prioritet. Ndërkaq, analisti politik për “The Economist” dhe eksperti për Ballkanin, Tim Judah, tha se politika e “stabilitokracisë”, në të cilën BE dhe SHBA duket se tolerojnë udhëheqës autoritarë në Ballkan të cilët japin stabilitet, është në thelb një përgjigje pragmatike.

Para panelit, drejtoresha rajonale e BIRN-it, Gordana Igric, prezantoi rezultatet e projekteve të rrjetit përgjatë vitit të fundit, duke vërejtur se rrjeti ka mbërritur në mënyrë të drejtpërdrejtë pesë milionë njerëz. Ajo shtoi se BIRN operon aktualisht 16 faqe interneti në gjuhë të ndryshme dhe se ka prodhuar mbi 100 raporte televizive e filma, si dhe ka mbajtur 50 trajnime përgjatë vitit të fundit.

Takimi i përdyvitshëm i rrjetit të BIRN zhvillohet nga 7-10 korrik në Kopaonik të Serbisë. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori