LAJMI I FUNDIT:

Rritet për 14 përqind çmimi i energjisë termike në Shkup

Rritet për 14 përqind çmimi i energjisë termike në Shkup

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE) miratoi vendimet, me të cilët çmimi përfundimtar i energjisë termike të dorëzuar rritet mesatarisht 14,05% te të tri kompanitë në territorin e qytetit të Shkupit.

“Me vendimin e sotshëm çmimi i energjisë termike praktikisht kthehet në nivelin e korrikut të vitit 2018. Gjatë 9 viteve të fundit, KRRE-ja miratonte vendime, përmes të cilave faturat e ngrohjes qendrore u ulën në kontinuitet, përveç njërit vit kur mbetën në të njëjtin nivel. Gazi natyror është burim energjetik, të cilin shteti e importon dhe çmimet e larta të tij ndikojnë në të gjithë Evropën. Dua t’i bind qytetarët se në momentin që çmimi i gazit natyror stabilizohet, do të rishqyrtohet vendimi. Deri atëherë, i bëj thirrje qytetit të Shkupit dhe komunave që t’iu ndihmojnë kategorive më të ndjeshme të konsumatorëve përmes ndihmës financiare. Njëkohësisht ju informoj se edhe Qeveria do të ndërmarrë masa përkatëse, përmes të cilave do të mundësojë stabilitet sa i përket furnizimit me energji termike”.


“Pas dy viteve, pasi KRRE-ja nxiti zgjerimin e listës së kategorive të ndjeshme me persona të cilët kanë të ardhura të ulëta, Qeveria vendosi të miratojë vendim sipas modelit që e propozuam. Sipas të njëjtit model, kërkojmë që edhe qyteti i Shkupit të veprojë njëjtë. Në kohë të krizës energjetike të gjithë duhet të solidarizohemi,“ deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.

Me vendimin nga korriku 2021, çmimi i energjisë termike u ul mesatarisht për 4.35%. Me eskalimin e krizës energjetike në Evropë, me rritjen enorme të çmimeve të gazit natyror dhe të energjisë elektrike, një pjesë e kompanive kërkuan rritje të çmimit të energjisë termike deri më 300%. Në Shkup rreth 60.000 konsumatorë janë të lidhur në sistemet e ngrohjes qendrore të të trija kompanive.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori