LAJMI I FUNDIT:

Rritet pakënaqësia ndaj institucioneve, por vetëm 38 për qind e qytetarëve shprehen të gatshëm të protestojnë

Rritet pakënaqësia ndaj institucioneve, por vetëm 38 për qind e qytetarëve shprehen të gatshëm të protestojnë

Anketa e Pulsit Publik tregon një rënie të përgjithshme të kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e shumicës së institucioneve ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore të Kosovës.

Vetëm 32.5 për qind e qytetarëve janë deklaruar se janë të kënaqur me institucionet kryesore të Kosovës, krahasuar me 36 për qind të tyre në tetor të vitit që shkoi.

Rreth 33 për qind e qytetarëve janë deklaruar të kënaqur me punën e kryeministrit, ndërsa  30 për qind të kënaqur me punën e institucioneve qendrore.

Sa u përket institucioneve legjislative, 33 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Kuvendit.

Ndërsa 32.5 për qind janë të kënaqur me punën e kryetarit të Kuvendit.

Sipas matjeve të Pulsit Publik presidenti gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë mes qytetarëve, pasi anketa tregon se rreth 40 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me punën e presidentit.

Të anketuarit po ashtu kanë deklaruar se papunësia,  korrupsioni dhe varfëria, janë tri çështjet më të mëdha të cilat ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale.

Sipas këtyre të dhënave ka një rënie të përgjithshme të kënaqshmërisë me ekzekutivin, gjyqësorin dhe legjislativin.

Përveç rënies së knaqëshmërisë me performancen e institucioneve kyçe, qytetarët kanë shprehur kënaqshmëri të ulët sa i përket orientimit momental politik që ka vendi.

Vetëm 50 për qind kanë deklaruar se janë shume të pakënaqur me orientimin momental politik dhe vetëm 15 për qind të tyre janë të kënaqur.

Sipas të dhënave ka mundësi të ketë edhe protesta për shkak të pakënaqësisë. Nisur nga këto të dhëna më pak se 38 për qind e qytetarëve kanë shprehur gatishmëri për një gjë të tillë.

Mbi 50 për qind e të anketuarve perceptojnë se  zgjedhjet në Kosovë janë demokratike. Mbi 50 për qind kanë deklaruar se komunat e tyre punojnë sipas prioriteteve të qytetareve dhe 53 për qind kanë thënë se ligjet dhe Kushtetuta janë demokratike.

Të anketuarit janë shprehur edhe për lirinë e shprehjes që gëzojnë mediat në Kosovë, ku mbi 52 për qind e tyre mendojnë se ka liri të shprehjes në media.

Sa i përket korrupsionit sipas matjeve të Pulsit Publik, institucionet me më së shumti prezencë të korrupsionit janë gjykatat, pasuar nga KEDS-i dhe administrata qendrore. Ndërsa institucionet me më pak korrupsion sipas percepcionit të qytetarëve është policia.

Ndryshe, sot Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lansoi raportin Pulsi Publik XIV.

Ky Puls Publik mbulon periudhën tetor 2017 – prill 2018 dhe ndjek traditën e përmbledhjeve të mëparshme duke shqyrtuar situatën socio-politike në Kosovë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori