LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Gjilan, bëhet thirrje për respektim të masave

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Gjilan, bëhet thirrje për respektim të masave

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli tha se kemi një rritje të infeksionit në Gjilan ditëve të fundit, duke shtuar se kjo dëshmon që virusi është prezent në mesin tonë.


“Kemi një rritje të ndjeshme të rasteve të reja pozitive dhe kjo dëshmon se virusi është ne mesin tonë. Andaj, apeloj qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës”, ka thënë Ismajli.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 12479 mostra, 3773 kanë rezultuar pozitivë, 3464 janë shëruar, 111 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 200 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 28 persona dhe 212 mostra në pritje për rezultat.

Ndryshe, në këtë takim u bë e ditur se është shqetësues fenomeni i ditëve të fundit i ndezjes së maleve në Gjilan, derisa janë apeluar qytetarët që të mos vazhdojnë me këso akte të shëmtuara, përndryshe në momentin që identifikohen do të ballafaqohen me organet e drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori