LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i fëmijëve të cilët mjekohen nga infeksionet respiratore në spitalin e Kumanovës

Rritet numri i fëmijëve të cilët mjekohen nga infeksionet respiratore në spitalin e Kumanovës

Është rritur numri i fëmijëve të hospitalizuar në repartin për fëmijë në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, si dhe të fëmijëve të cilët mjekohen në ambulantën ditore, informuan autoritetet kompetente nga institucioni publik shëndetësor. Fëmijët më së shpeshti mjekohen nga komplikimet nga infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, bronkit, pneumoni, laringu. Për momentin në repart janë hospitalizuar 15 fëmijë, ndërsa gati i njëjti numër i fëmijëve të moshës shkollore dhe parashkollore mjekohen edhe në spitalin ditor.

“Me rënien e temperaturave dhe fillimin e vitit shkollor kemi një numër në rritje të fëmijëve të sëmurë, si më të vegjël ashtu edhe të moshës parashkollore dhe shkollore. Simptomat e para që shfaqen tek fëmijët janë zakonisht një rritje e temperaturës së trupit, rritje e sekretimit të hundës, një kollë e rrallë irrituese, por më pas pason një kollë e thellë. Ata me pasqyrë më të lehtë klinike trajtohen nga mjekët e familjes, ata me gjendje më të rëndë në repartin tonë”, deklaroi shefja e repartit të fëmijëve, dr. Ferihan Bajrami.

Mjekët nga Kumanova rekomandojnë që prindërit t’i kushtojnë vëmendje kësaj periudhe, e cila karakterizohet me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe të larta të ditës, t’i kushtojnë vëmendje dietës, e cila duhet të jetë e pasur me fruta dhe perime.

“Rekomandimi ynë si pediatër është për shkak të ndryshimit të motit për të forcuar imunitetin me ushqime të pasura me vitamina dhe minerale, më shumë fruta dhe perime, një shëtitje. Pacientët nuk duhet të grupohen së bashku. Nëse prindërit vërejnë simptoma, duhet t’i izolojnë fëmijët”, deklaroi doktoresha Bajrami, duke theksuar se në repart ka fëmijë nga klasa të njëjta.

Kompetentët nga reparti i fëmijëve thonë se këtë periudhë, ndryshe nga muajt e kaluar, nuk ka fëmijë pozitivë me Kovid 19, që ishte praktikë në muajt e verës. Foshnja më e vogël që ishte e sëmurë në atë kohë ishte vetëm dy javë.

Reparti i fëmijëve është i ekipuar mirë dhe mund t’u ofrojë ndihmojë fëmijëve të sëmurë nga Kumanova dhe nga komunat e rajonit verilindor, sepse ka pesë specialistë dhe dy praktikantë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori