Prokuroria e Shtetit, vetëm gjatë dy vjetëve të fundit, e ka çuar në mbi 10 numrin e aktakuzave që janë ngritur ndaj personave që tashmë kanë vdekur.Një të tillë, Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka ngritur edhe në gusht të vitit 2019, ndaj personit që kishte vdekur në shkurt të atij viti, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Për këtë arsye, Gjykata Themelore në Prishtinë, dega Podujevë, të enjten, e ka hedhur poshtë aktakuzën, me të cilën E.I ngarkohej për veprën penale “vjedhje e shërbimeve”.Kjo aktakuzë, që mbante emrin dhe firmën e prokurores Fikrije Sylejmani, është hedhur poshtë nga gjykatësi i çështjes, Gazmend Bahtiri, i cili edhe ka pushuar procedurën penale në këtë rast.
Sipas gjykatësit Bahtiri, ky aktvendim i gjykatës është marrë pasi është vërtetuar vdekja e të akuzuarit E.I, me certifikatën e vdekjes, e lëshuar nga zyra e gjendjes civile në Podujevë.Në arsyetimin e aktvendimit, gjykatësi Bahtiri, ka deklaruar se bazuar në dokumentet komunale, i akuzuari në fjalë, kishte vdekur më 14 shkurt të vitit 2019.Sipas kësaj aktakuze, E.I, akuzohej se nga data e pacaktuar e deri me 19 janar të vitit 2019, me anë të lajthimit, largimit ose mënyrave të tjera, kishte siguruar shërbime për të cilat dihet se mundësohen vetëm në shkëmbim të kompensimit, duke shmangur pagesën për shërbime të tilla dhe duke keqpërdorë energjinë elektrike.
Siç përshkruan kjo aktakuzë, gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve të KEDS-it, është vërejtur se është kyçur direkt, në atë formë ku daljen e fazës L3, e ka kyçur në hyrjen e fazës L3, ashtu që faza L3, nuk ka bërë matjen e energjisë së shpenzuar, duke i shkaktuar dëm kësaj kompanie, në shumë prej 193.43 euro.
Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi, në nëntor të vitit të kaluar, kishte publikuar raportin “Prokurorët në Kosovë ngrisin aktakuza ndaj të vdekurve”, në të cilin ishin paraqitur tetë raste të tilla, sipas gjetjeve nga monitorimi sistematik i sistemit të drejtësisë.Gjithashtu, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar për të gjitha këto raste, ku deri më tash, numri i këtyre aktakuzave të ngritura ndaj personave të vdekur ka kaluar mbi 10 sosh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel