Çmimi i arit është rritur gjatë pandemisë COVID-19, duke thyer rekorde me mbi 2 mijë dollarë për 28 gramë në Shtetet e Bashkuara. Në Britaninë e Madhe, tregtarët e shufrave të arit thonë se ata kanë bërë më shumë biznes gjatë kësaj periudhe sesa në një vit të tërë, pasi njerëzit kanë kthyer vëmendjen tek ari për siguri në një kohë krize.
Duket se kanë madhësinë e një telefoni celular, por shufrat e arit që peshojnë një kilogram vlejnë rreth 50 mijë funta britanike secila.
Gjatë pandemisë, shitësit e shufrave të arit ose argjendit thonë se ata kanë punuar papushim për të plotësuar kërkesat e njerëzve për monedha dhe shufra ari, të cilat shpesh shihen si një investim i sigurt në kohë krize.
“Që nga momenti kur filloi pandemia kërkesat për ar u rritën. Unë mendoj se kemi shitur më shumë ar dhe argjend në ato dy muaj sesa gjatë gjithë vitit”, tha Oliver Temple, bashkëpronar i kompanisë Gold Investments në Londër, e cila merret me shitjen e shufrave prej ari.
Çmimet e arit dhe argjendit në të gjithë botën janë rritur pas pasigurisë ekonomike dhe rritjes së nivelit të papunësisë për shkak të COVID-19. Çmimi i arit arriti në nivel rekord, mbi 2 mijë dollarë amerikanë për ounce (1 ounce = 28 gramë) në muajin korrik.
“Çmimi kaloi kufirin e mëparshëm prej 2 mijë dollarësh, duke arritur deri në rreth 2,050 dollarë për një ounce. Në të njëjtën kohë funta po lëvizte dhe po rritej, kështu që nga aspekti i saj nuk u rrit aq shumë. Por ai arriti kulmin e të gjitha kohërave si në shitblerjen me dollarë, ashtu edhe me monedhën britanike, duke arritur çmimin prej rreth 1,550 funta”, shpjegon Temple.
Ndërsa, bota ende po lufton me COVID-19 dhe frikën e rënies më të madhe ekonomike në historinë moderne, ekspertët e arit thonë se nuk është për t’u habitur që njerëzit po kthejnë vëmendjen te metalet e çmuara në këtë kohë.
“Ari shihet si një strehë e sigurt sepse gjithmonë ngadalë por me hapa të sigurt rritet. Ai ka tejkaluar performancën e tregut të aksioneve FTSE, ka tejkaluar normat e interesit, dhe është një mburojë nga inflacioni”, tha ai.
Në këndin e famshëm të shitjes së bizhuterive në Londër, Hatton Gardens ka shumë shenja që inkurajojnë njerëzit të shesin arin dhe bizhuteritë e tyre.
James Constantinou është pronari i dyqanit Prestige Pawnbrokers dhe është i njohur në Britani si ylli i shfaqjes televizive “Posh Pawn”, ku ai blen dhe shet gjithçka, nga çantat e dizajnerëve të famshëm deri te super makinat.
Ai thotë se kohët e fundit ka parë një rritje të madhe të numrit të njerëzve që vijnë tek ai për të shitur arin e tyre, duke e ditur se do të marrin një çmim të mirë për të.
“Njerëzit në përgjithësi vinin me materiale me vlerë nga 500 deri në 1,500 funta. Por gjatë dy javëve të fundit disa njerëz sollën shufra ari, në disa raste një numër të madh të tyre”, tha Constantinou.
Ai shton se bizhuteritë dhe sendet luksoze në përgjithësi po shiten me çmim të mirë për momentin. Sipas tij, kjo është falë njerëzve që kanë kursyer para duke ngrënë më pak në restorante dhe duke mos shkuar në pushime gjatë kohës së masave kufizuese.
“Është shumë e vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhë, por në përgjithësi çmimi i arit ka një prirje të rrallë të rritjes historike. Mund të ketë rënie të përkohshme, po zakonisht ajo pasohet me një rritje të shpejt. Kështu që është një kohë e mrekullueshme për të fituar para në dorë nga shitja e arit, por, në anën tjetër, mund të shohim një rritje të mëtejshme të çmimit të tij”, thotë ai në lidhje me mundësinë e vazhdimit të rritjes së çmimi i arit gjatë kësaj periudhe pasigurie. /Zëri i Amerikës/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit