LAJMI I FUNDIT:

Rritet lehtë shkalla e papunësisë për të dytin tremujor radhazi në Shqipëri

Rritet lehtë shkalla e papunësisë për të dytin tremujor radhazi në Shqipëri

Shkalla e papunësisë në ekonominë shqiptare shënoi një rritje të lehtë për të dytin tremujor radhazi.

Të dhënat e institutit kombëtar të statistikave (INSTAT) treguan se shkalla zyrtare e papunësisë për tremujorin e parë të vitit u rrit në 10.9 për qind, nga 10.8 për qind që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm.


Megjithatë, shkalla e punësisë në ekonomi ngelet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishte në nivelin 11.3 për qind.

Gjatë tremujorit të parë, treguesi i papunësisë pësoi rënie të lehtë për meshkujt, në 10.6 për qind nga 10.7 për qind që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm, por shënoi një rritje të lehtë për femrat, në 11.1 për qind, nga 11 për qind që kishte qenë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Sipas grupmoshave, papunësia shënoi rritje të ndjeshme mes të rinjve. Shkalla e papunësisë për grupmoshën 15-29 vjeç u rrit në 22.5 për qind, nga 21.5 për qind që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm.

Shkalla e papunësisë së të rinjve vazhdon të jetë mbi dy herë më e lartë krahasuar me mesataren e ekonomisë. Pas një tendence në rënie në gjysmën e dytë të vitit 2021 dhe gjysmën e parë të vitit 2022, në tremujorët e fundit ky tregues paraqitet përsëri në rritje.

Shkalla e papunësisë shënoi rritje të lehtë edhe për kontigjentin më të konsoliduar në tregun e punës, atë midis 30-64 vjeç. Shkalla e papunësisë në këtë segment u rrit në 7.8 për qind, nga 7.6 për qind që kishte qenë një tremujor më parë.

Rritja e shkallës së papunësisë në ekonomi ka reflektuar kryesisht një rritje më të madhe të pjesëmarrjes në forcat e punës krahasuar me rritjen e nivelit të punësimit.

Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç u rrit në 67.1 për qind, nga 66.5 për qind që kishte qenë një tremujor më parë, duke shënuar një rekord të ri historik. Shkalla e punësimit është rritur si për grupmoshën 15-29 vjeç, ashtu edhe për atë nga 30-64 vjeç, çka tregon se tendenca e përgjithshme e punësimit ecuria e punësimit ka qenë pozitive.

Por, rritja e papunësisë i detyrohet një rritje më të lartë të shkallës së pjesëmarrjes në forcat e punës.

Ky tregues për tremujorin e parë arriti në 75.7 për qind, në rritje me 0.9 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës është raporti i forcës së punës (të punësuar plus të papunë punëkërkues) kundrejt popullsisë në moshë pune.

Në teori, rritja e shkallës së pjesëmarrjes në forcën e punës mund të lidhet me pakësimin e popullsisë ekonomikisht jo-aktive, si për shembull të segmentit të studentëve apo të papunëve të dekurajuar. Në fakt, sipas INSTAT, pesha e të papunëve të dekurajuar ndaj popullsisë ekonomikisht jo-aktive ra në 5 për qind në tremujorin e parë 2023, nga 9.3 për qind që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm.

Sipas sektorëve, duket se ndikimin kryesor në rritjen e punësimit gjatë tremujorit të dytë e ka dhënë shërbimet, me 6.3 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë dhe 1.4 për qind më shumë krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Ndërkohë, punësimi në industri dhe bujqësi ka shënuar rritje me bazë vjetore, por paraqitet në rënie krahasuar me fundin e vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori