Rritet konkurrenca për nënshkrimin e Bellingham pasi ai po mahnit në Kupën e Botës

Pavarësisht se ka luajtur vetëm një lojë deri më tani, Kupa e Botës “Katar 2022” ka treguar tashmë se Jude Bellingham është një yll për të cilin do të luftojnë të gjitha klubet kryesore.
Goli i së hënës kundër Iranit ishte i 10-ti i sezonit për mesfushorin anglez, duke i shtuar nëntë golave që ai ka shënuar për Borussia Dortmundin.
Ky është një rezultat i pakrahasueshëm për një mesfushor dhe një lojtar që gjithashtu di të rikuperojë topin, gjë që në moshën 19-vjeçare e bën atë një nga lojtarët më të lakmuar në tregun evropian.
Real Madridi e kishte të qartë që në fillim se Bellingham ishte pjesa e munguar për të kompletuar kalimin e ëmbël nga mesfusha historike e formuar nga Casemiro, Toni Kroos dhe Luka Modric në atë që Fede Valverde, Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni tashmë kanë filluar të krijojnë.
Cilat klube duan të nënshkruajnë me Jude Bellingham?
Los Blancos nuk janë vetëm në luftë. Liverpooli po del si rivali i madh i ekipit të Florentino Perez në luftën për nënshkrimin e anglezit.
Jurgen Klopp po kërkon që klubi të vendosë të gjithë vëmendjen pas nënshkrimit të lojtarit të lindur në Stourbridge në vitin 2003.
Manchester City gjithashtu dëshiron të nënshkruajë Bellingham, i cili ndërtoi një miqësi të mirë me Erling Haaland gjatë kohës së tij në Dortmund. Ky është një atu që “Qytetarët” duan ta shfrytëzojnë për të vendosur një pozicion të fortë në negociata.
🚨🎖️| Real Madrid & Liverpool are the favorites to sign Jude Bellingham. @Matt_Law_DT pic.twitter.com/JZNOhIz5kg
— Madrid Xtra (@MadridXtra) November 23, 2022
Dortmund e di se do të humbasë Bellinghamin
Ajo që duket e qartë është se, në këtë pikë, Dortmund duket e dorëzuar për humbjen e një tjetër yll në zhvillim, siç ndodhi në rastin e norvegjezit Haaland, i cili emigroi në Etihad gjatë verës.
Drejtori ekzekutiv i klubit gjerman, Hans-Joachim Watzke, pret lajme për të ardhmen e lojtarit të tij shumë shpejt pas Kupës së Botës në Katar.
“Unë mendoj se sapo të përfundojë Kupa e Botës, ne do të kemi një diskutim të përgjithshëm për atë që ai me të vërtetë dëshiron”, ka thënë fillimisht Watzke për Bild para turneut në Katar.
“Ne do të flasim me të, me prindërit e tij, me të cilët kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe, natyrisht, me këshilltarin e tij.
“Lojtari duhet të na thotë nëse dëshiron të qëndrojë apo të largohet. Në të dyja rastet do të kemi një diskutim shumë të bukur dhe të arsyeshëm”.
“Por, ne nuk mund të pretendojmë se çështja nuk është në tavolinë. Nëse klubet vërtet të mëdha janë të përfshira, atëherë ne nuk mund të përballojmë të kemi një luftë financiare”, përfundoi drejtuesi i klubit gjerman. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë