LAJMI I FUNDIT:

Rritet intensiteti në komunikacion jashtë mjediseve urbane

Rritet intensiteti në komunikacion jashtë mjediseve urbane

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, prej vendi në vend nëpër rrugë të lagështa, ndërsa intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.


Nga LAMM rekomandojnë kujdes të posaçëm në drejtimin e automjeteve, përshtatje të shpejtësisë të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur.

Për shkak të temperaturave të larta, rekomandojmë udhëtim në orët e hershme të mëngjesit dhe gjatë orëve të mbrëmjes vozitësve u rekomandohet t bëjnë pushime të shpeshta dhe të konsumojnë sa më shumë pije joalkoolike./Telegrafi/