Deri në fund të këtij viti duhet që këshilltarët e Komunës së Gostivarit të miratojnë buxhetin e kësaj komune për vitin 2021. Momentalisht qytetarët janë duke dhënë propozimet e tyre se çfarë projekte duhet të mbështeten, kurse më pas këto propozime do të jenë pjesë e programit për vitin e ardhshëm. Sipas Sektorit për Financa dhe Buxhet në këtë komunë, për vitin e ardhshëm Komuna e Gostivarit ka projektuar një buxhet në vlerë rreth 18,2 milion euro.
Nga ky sektor njoftojnë se krahasuar me vitin që po e lëmë pas, buxheti i Komunës së Gostivarit ka një rritje prej 4.5 për qind. Por, edhe vitin që vjen, pjesa më e madhe e buxhetit, apo rreh 60 për qind, është parashikuar për bllok-dotacione apo transfere nga ministri të ndryshme për rrogat e punëtorëve nëpër shkolla, çerdhe, njësi të zjarrfikësve e kështu me radhë. Komuna e Gostivarit po ashtu për vitin e ardhshëm, ka paraparë mjete edhe investime kapitale ku dominojnë ndërtimet e kanalizimeve.
“Në krahasim me vitin 2020, është paraparë rritje e buxhetit edhe atë për 500 milion denarë për investime kapitale. Gjithsej, për vitin e ardhshëm për investime kapitale, janë ndarë mbi 145 milion denarë. Po ashtu rritje të mjeteve ka edhe për ndërtimin dhe rekonstruimin e rrjeteve të kanalizimeve. Nëse në vitin 2020 kishim 8 milion denarë për rrjetet e kanalizimit, vitin 2021 kemi paraparë 25 milion denarë për këtë qëllim”, thonë nga Sektori për Financa dhe Buxhet në Komunën e Gostivarit.
Buxheti për vitin 2021 në këtë komunë të Pollogut parasheh edhe mjete për mbrojtjen e ambientit jetësor, ku pritet të ndahen para edhe për Këshillin rinor në kuadër të kësaj komune. Propozim buxheti për vitin e ardhshëm duhet që të votohet nga ana e këshilltarëve deri në fund të muajit dhjetor. Nga kjo komunë njoftojnë se tashmë kanë përfunduar punimet në njërin prej projekteve më kapitale në qytetin e Gostivarit. Bëhet fjalë për qendrën rekreativo-sportive e cila shtrihet buzë Lumit Vardar, respektivisht nga ura e vogël e deri tek ura e re. Gjatësia e kësaj qendre është 420 metra dhe e njëjta paraqet një hapësirë të cilën do ta shfrytëzojnë të gjitha moshat, kurse nuk mungojnë edhe shtigjet për personat me nevoja të veçanta.
“Ky projekt është në përfundim e sipër ngase kanë mbetur vetëm edhe disa pajisje urbane të vendosen, si dhe disa shporta. Ka edhe disa lojëra për fëmijë, të cilat do të vendosen në pranverë, për shkak të motit, të njëjtat nuk mund të vendosen tani. Por edhe pse ka mbetur shumë pak punë, megjithatë shumë qytetarë tashmë kanë filluar që të frekuentojnë këtë qendër rekreative rreth Lumit Vardar”, thonë nga Komuna e Gostivarit. Krahas kësaj, për vitin e ardhshëm tashmë janë bërë edhe disa aplikime nëpër fonde të ndryshme për projekte të tjera kapitale në tërë territorin e Komunës së Gostivarit./Koha.mk/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Ai ka bërë një sërë deklaratash pos traumatike
Nis gjykimi ndaj Ramiz Merkos për blerjen e veturës luksoze, anulohet seanca e parë
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre