LAJMI I FUNDIT:

Rriten transaksionet përmes e-banking-ut

Rriten transaksionet përmes e-banking-ut
E-Banking

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka bërë të ditur se është rritur përdorimi i pagesave përmes instrumenteve elektronike siç është e-banking.

“Nga të dhënat statistikore për vitin 2017, vërehet rritje në numër dhe vlerë të kredit transfereve, të cilat paraqesin një alternativë për pagesa pa para të gatshme. Me rritje të dukshme të përdorimit janë karakterizuar edhe pagesat përmes instrumenteve elektronike siç janë: transaksionet përmes debit kartelave, kredit kartelave dhe e-bankingut, duke ndikuar në zvogëlim të pagesave në para të gatshme”, thuhet në raportin vjetori të BQK-së për vitin 2017.


Nëse krahasojmë vitin 2016 dhe 2017, atëherë mund të theksojmë se numri i transaksioneve me kartela është rritur për 9.5 për qind ndërsa vlera e tyre me një rritje prej 30.7 për qind.

“Transaksionet përmes e-banking janë rritur për 17.7 për qind, në krahasim me vitin paraprak. Prirja gjithnjë e në rritje e përdorimit të e-banking lidhet ngushte edhe me përmirësimin e infrastrukturës, si dhe mundësive për t’u qasur në e-banking edhe përmes aplikacioneve në telefon mobil”, thuhet në raportin vjetori të BQK-së. /Telegrafi/