LAJMI I FUNDIT:

​Rriten rastet e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave në Kosovë, ndër faktorët xhelozia

​Rriten rastet e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave në Kosovë, ndër faktorët xhelozia

Vetëm në vitin 2022, në Kosovë janë raportuar 2768 raste të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe ngacmimeve seksuale.

Kjo u bë e ditur të martën nga zyrtarë të Policisë së Kosovës, gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.


Majori në Policinë e Kosovës, Ramadan Ahmeti tha se ka rritje rapide të dhunës në familje, sidomos nga viti 2017 e tutje.

“Nga viti 2010 kur kemi pasur 944 raste deri në vitin 2017 kanë qenë 1269 raste. Pastaj prej vitit 2017 e tutje, rastet janë rritur në mënyrë rapide në raportim dhe trajtim të lëndëve tona të policisë. Vetëm vitin e fundit kemi pasur 2768 raste, përqindja ka shkuar duke u rritur prej vitit 2017 për rastet e dhunës të paraqitura në polici”, tha ai.

Duke paraqitur statistika për vitin e kaluar se në cilën moshë ndodh më shumë dhuna në familje dhe ndaj grave, ai tha se të njëjtat paraqiten më shumë në moshën 20 deri 30 vjeç.

“Tek mosha, statistikat për vitin e kaluar për rastet e dhunës në familje tregojnë se nga mosha 20-30 vjeçar i kemi 757 raste, ndërsa 30-40 janë 703 raste, kurse nga mosha 40-50 vjeç janë 548 raste. Dmth kjo është se nga mosha 20-50 vjeç janë rastet më të shumta që shkaktohen prej personave të kësaj moshe”, tha ai.

Ai tregoi edhe për faktorët që po sjellin dhunën në familje dhe ndaj grave, ku tha se xhelozia dhe marrëdhëniet e çrregulluara në familje janë ndër arsyet kryesore, raporton KP.

“Faktorët që ndikojnë janë kryesisht shumë, por ne si polici nuk e kemi kapacitetin për të hulumtuar në aspektin social, trajtimin të tjera, por ne evidentojmë të dhëna, kemi pa se ne kemi të obligueshme për të marrë të dhëna se cilët janë shkaktarët për këtë dhunë në familje. Në numrin total të rasteve, 131 raste është evidentuar se dhuna është shkaktuar në bazë të traditave të vjetra, ndërsa 351 raste janë për shkak të pushtetit, që unë dua me qenë ai që vendosi që ai vendosi”.

“Pastaj është xhelozia 437 raste, kushtet sociale 146 raste, marrëdhëniet e çrregulluara në familje 672 raste që janë më së shumti. Mirëpo këto sigurisht donë edhe analizë më të thuktë të kompetentëve të fushës sociale”, shtoi Ahmeti.

Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza tha se gjitha hallkat institucionale kanë dështuar në dhunën në familje, derisa shtoi se nevojitet theksim më i madh i rolit të institucioneve edukative arsimore.

“Ajo çka mund të përmendim patjetër është roli i institucioneve edukative arsimore sa i përket çështjes së dhunës në përgjithësi dhe asaj në baza gjinore në gjitha format e manifestimit të saj në veçanti. Megjithatë, fatkeqësisht nga ajo çka kemi pa në praktik tek rastet, sidomos ato që kanë përfunduar me fatalitet, apo vrasjen e grave kemi pasur dështim të hallkave institucionale për të realizuar misionit për të cilin thirren, mbrojtjen e jetës së grave”, tha ajo.

Edhe anëtarët të tjerë të komisionit ngritën si shqetësim rastet e shumta të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, derisa kërkuan nga Policia e Kosovës strategji konkrete për të adresuar këtë fenomen negativ në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori